Maqedonia

Orban përshëndet liderin e VMRO, Mickovskin: Nuk përkulet përballë presioneve të fuqive të huaja

Në kohën kur Athina dhe Shkupi janë afër zgjidhjes së kontestit të emrit dhe që do mundësonte çbllokimin e rrugës euro-atlantike të Maqedonisë pas shumë vitesh, tashmë ka ndërhyrë kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili mbështet opozitën maqedonase për të shmangur ndryshimin e emrit, shkruan euractiv.de.

“Lider i mençur dhe i guximshëm, i cili nuk përkulet përballë presioneve të fuqive të huaja”, ka thënë mes tjerash popullisti Viktor Orban për liderin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski, i cili mohon ndryshimet kushtetuese për emrin.

Këto deklarata vijnë pak pas protestës së opozitares maqedonase në Shkup, e cila krahas “qeverisjes së keqe” të LSDM ka protestuar edhe kundër ndryshimeve kushtetuese në zgjidhjen e kontestit të emrit.

Dimitris Papadimoulis, zv.presidenti i parlamentit të BE, pas këtyre deklaratave e ka quajtur Orbanin si një “përjashtim të dhimbshëm”.