Lajme

Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri

Njoftim - Orari i Shërbimeve Konsullore për Fundvit nga Ambasada e Kosovës në Austri

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri njofton bashkatdhetarët se ofrimi i shërbimeve të rregullta konsullore për vitin 2025 do të përmbyllet më 19 dhjetor 2025, përcjell albinfo.at.

Nga 22 dhjetori 2025, shërbimet nuk do të jenë të disponueshme për shkak të përfundimit të vitit fiskal. Pas pushimeve zyrtare në Kosovë dhe Austri, punimi me publikun do të rifillojë më 5 janar 2026.

Ambasada falënderon të gjithë qytetarët për mirëkuptimin dhe u uron festa të gëzuara të fundvitit.

Për raste urgjente:

📞 +43 (0) 676 646 81903