Lajme
Opozita vazhdon të mos e njohë Hashim Thaçin si president të Kosovës
Opozita kosovare refuzoi takimin e parë që thirri presidenti Hashim Thaçi, për të diskutuar për reformën zgjedhore. Opozita thotë së kurrë nuk do t’i përgjigjet thirrjes së Thaçit
Për herë të parë, prej që është zgjedhur president i Kosovës, (shkurt 2016), Hashim Thaçi u munda t’i mbledh në një takim të përbashkët të gjitha partitë politike, për të biseduar për reformën zgjedhore. Por, në këtë takim, ashtu siç ishte pritur, nuk kanë marrë pjesë liderët e tri subjekteve opozitare (AAK, LVV dhe Nisma), të cilët vazhdojnë të mos e njohin Thaçin si president të vendit. Madje opozita nuk do reformë zgjedhore, por zgjedhje të parakohshme.
Në këtë takim që morën pjesë të gjitha partitë tjera, edhe ato nga komunitetet pakicë, Thaçi kërkoi që të nis puna për përfundimin e reformës elektorale në Kosovë, që të gjendet një sistem elektoral më i përshtatshëm për nevojat e Kosovës.
Duke marrë parasysh që Kosova është shtet i ri në ndërtim dhe konsolidim, presidenti Thaçi ka thënë se reformat zgjedhore janë edhe më komplekse, sepse edhe kultura politike për ndërtimin e demokracisë përfaqësuese është më e zbehtë.
“Në Kosovë ka nevojë për një debat të hapur dhe të gjerë, për të diskutuar për zgjedhjet, për sistemin zgjedhor dhe mënyrën e votimit të cilën qytetarët e saj synojnë ta realizojnë”, ka thënë presidenti Thaçi. Sipas të cilit, për të reformuar sistemin zgjedhor, në radhë të parë duhet bërë reformën ligjore.
Këto ndryshime, sipas presidentit kosovar, duhet të përfshijnë edhe mënyrën e zgjedhjes së presidentit, përcaktimin mes një zone zgjedhore apo më shumë zonave zgjedhore në Kosovë, në mes të listave të hapura apo të mbyllura, si dhe përcaktimi për pragun elektoral, të mbetet 5 për qind apo të ulet.
“Të gjitha këto masa duhet të bëjnë procesin e votimit më të lehtë dhe më të drejtë”, u shpreh presidenti Thaçi, i cili ka dhënë edhe propozimin për uljen e numrit të deputetëve nga 120 sa janë tash, në 100, si dhe ndarjen e nga një ulëse edhe për komunitetin malazez dhe kroat, të cilët nuk janë të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.
Në këtë takim, pikëpamjen e Partisë Demokratike të Kosovës për reformën zgjedhore e ka shpalosur zëvendëskryetari i saj, Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se Kosova ka një kontekst të brendshëm krejt tjetër prej asaj që kemi pasur deri më tash.
“Sistemi aktual politik, sistemi aktual kushtetues, por edhe sistemi aktual zgjedhor është produkt i një faze të hershme të krijimit të shtetit të Kosovës. Kjo fazë e re duhet të reflektohet edhe në përmirësimin e sistemit zgjedhor. Në proces e sipër, ne besojmë se do të dalim me propozime konkrete se si e shohim sistemin zgjedhor në Kosovë”, ka thënë Hoxhaj.
Ndërsa, lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se Lidhja Demokratike është përkrahëse e ndryshimeve dhe e reformave të cilat konsiderohen të nevojshme të bëhen, në mënyrë që edhe zgjedhjet lokale që janë më pak se një vit larg, edhe ato qendrore që janë pas një viti e gjysmë, të përgatiten me kohë, duke i shfrytëzuar të gjitha instancat e domosdoshme konsultative, përfshirë edhe komisionin e Venedikut në këtë proces, për t’i përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme.
“Reforma është në dobi të të gjithëve, pa marrë parasysh kush merr pjesë sot dhe kush jo. Ne duhet të punojmë bashkërisht që të gjejmë një zgjidhje për të gjithë”, ka thënë lideri i LDK-së, Isa Mustafa.
Pjesë e takimit konsultativ për reformën zgjedhore ishin përfaqësuesit e 15 subjekteve politike, parlamentare dhe atyre joparlamentare, që përfaqësojnë të gjitha komunitetet e Kosovës, pastaj përfaqësuesit e ambasadës së SHBA-ve, ata të Zyrës së BE-së, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, kryetarja e KQZ-së, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Ndërkaq dy partitë opozitare që janë në koalicion, AAK dhe Nisma i janë përgjigjur negativisht ftesës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për takim në lidhje me reformën zgjedhore.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj gjatë një konference për medie ka thënë se AAK dhe Nisma nuk kanë marrë pjesë dhe nuk do të marrin pjesë asnjëherë sa herë që të thirren nga Thaçi në takim. Ai ka thënë se presidenti i vendit duhet të thërras që vendi të shkoj në zgjedhje dhe jo të thërras për reforma.
Sipas tij, vendi është në krizë politike, social, ekonomike etj. Lekaj ka thënë se duhet të bëhet një draft të një nënshkrimi që vendi të shkohet në zgjedhje dhe jo të bëhet reformë zgjedhore.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











