Lajme
Opozita prapë kundër Pacollit nëse rikandidohet
Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili mbrëmë ka ardhur nga Zvicra, pas vendimit të Gjykatën Kushtetuese, e cila konstatoi me shumicë votash se gjatë zgjedhjes së tij president është shkelur Kushtetuta, ka anuluar të gjitha aktivitetet për sot dhe ditëve në vijim.
Ndërkohë partitë opozitare, të cilat e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e zgjedhjes së Pacollit president, e kanë mirëpritur vendimin e këtij institucioni, që iu përgjigj pozitivisht ankesës së LDK-së dhe AAK për zgjedhjen e presidentit në seancën e Kuvendit më 22 shkurt.
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregon se argumentet të cilat në këtë gjykatë kanë qenë të qëndrueshme. Sipas saj, LDK-ja ende nuk ka marrë vendim nëse do të merrte pesë në ndonjë seancë në Kuvend nëse Pacolli rikandidohet për president.
Vendimin e Gjykatës Kushtetuese e ka përshëndetur edhe nga AAK-ja. Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Ardian Gjini, e ka vlerësuar të drejtë vendimin e gjykatës, ngase në momentin kur e ka nënshkruar peticionin, AAK-ja, sipas tij, ka besuar se zgjedhja nuk ishte konfrom Kushtetutës. Sipas Gjinit, AAK-ja nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj nëse Pacolli do të rikandidohet për të marrë postin e presidentit. Gjini ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka treguar se Kosova nuk ka pasur president dhe çdo vendim që është marr gjatë kohës sa Pacolli ishte president duhet të shfuqizohet.
Në seancës e sotme, Kryesia e Kuvendit nuk ka diskutuar për rastin presidentit Behgjet Pacolli, ngase ende nuk është njoftuar zyrtarisht me shkrim nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
Por, nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektuar nga secili person ndaj të cilit kjo gjykatë merr vendim. Haliti ka thënë se para pak kohe Kosova kap pasur një praktikë të tillë, ku presidenti ka dhënë dorëheqje pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe nëse Pacolli nuk e bënë një gjë të tillë, atëherë Kuvendi duhet të merr veprime konkrete.
Ndërkohë, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, para mediave nuk deshi të prononcohet shefi i Grupit Parlamentar të AKR-së, Ibrahim Makolli.
Edhe Zyra e Presidencës dhe vetë presidenti Pacolli ende nuk janë prononcuar për media, me arsyetim se ende nuk kanë marr vendimin me shkrim nga Gjykata Kushtetuese.
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës Ambasada e Kosovës në Stokholm, në bashkëpunim me Institutin Francez dhe Ambasadën e Zvicrës në Suedi,... -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











