Lajme
Opozita, me mocion kundër fusnotës?
Që nga e diela pasdite kanë filluar konsultimet mes partive opozitare dhe deputetëve të pakënaqur brenda koalicionit PDK-AKR
Partitë opozitare po bashkërendohen që të kalojnë në Kuvendin e Kosovës një mocion që do të vinte në dyshim fuqinë e kryeministrit. Partitë opozitare, por edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e kanë kundërshtuar gatishmërinë e Kosovës që të pranojë prezantimin në nisma rajonale me emrin Kosovë dhe me fusnotë që i referohet Rezolutës 1244, shkruan koha ditore.
Që nga e diela pasdite kanë filluar konsultimet mes partive opozitare dhe deputetëve të pakënaqur brenda koalicionit PDK-AKR.
Qëllimi është që të mblidhen vota të mjaftueshme për të mbështetur një iniciativë të opozitës. Opozita do të iniciojë një rezolutë të Kuvendit të Kosovës kundër çfarëdo prezantimi tjetër të Kosovës në çfarëdo nisme, pos prezantimit si Republika e Kosovës.
Në këtë mënyrë, opozita po mundohet që të parandalojë marrëveshjen e mundshme në Bruksel dhe të ndalë pajtimin që Kosova të prezantohet me fusnotë.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











