Kosova
Opozita kritikon Albin Kurtin, skeptike për planin europian
Tashmë ka mbetur vetëm një javë nga takimi i nivelit të lartë Kosovë-Serbi në Ohër, Partitë opozitare janë shprehur me skepticizëm ndaj qëndrimit që ka mbajtur kryeministri Albin Kurti, përcjell albinfo.ch.
Lidhur me këtë plan, shumë nga opozita janë skeptikë.
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, thotë se kryeministrit ka pranuar gjithcka që përmban plani franko-gjerman.
NËNKRYETARJA E PARTISË DEMOKRATIKE TË KOSOVËS
“Kryeministri tashmë është pajtuar me çdo gjë në atë plan dhe vetëm është çështje ditësh se kur do të mbahet ceremonia e nënshkrimit”.
I ashpër me Albin Kurtin është treguar edhe deputeti i Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti.
AVDULLAH HOTI
DEPUTET I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS
“Këta qeveritarët që i kemi nuk janë në gjendje të negociojnë asgjë, të imponojnë apo të çojnë parapara asgjë nga ana e tyre. Ky draft që është dakorduar në Bruksel, është në qarkullim në medie dhe publik që nga shtatori i vitit të kaluar. Këta nuk janë në gjendje të negociojnë asnjë gjë… Çfarë degradimi ky është i procesit që tash dialogu të bartet në Shkup dhe bartet vetëm të negociohet data se kur themelohet Asociacioni, edhe statusin e veçantë të Kishës ortodokse serbe ose modalitetet e vetë menaxhimit të komunitetit serb në Kosovë”.
Nga ana tjeter, analisti i procesit të dialogut, profesori universitar në Britani të Madhe, Seb Bytyçi, thotë se Kosova e ka komoditetin që të negociojë për të marrë më të mirën.
SEB BYTYÇI
ANALIST I PROCESIT TË DIALOGUT
“Tek aneksi mund të arrihet një pajtim që ka të bëjë për implementimin e marrëveshjes brenda disa javëve apo mund të zgjatet edhe për disa muaj. Tash Kosova është në një pozitë më komode, ku është arritur pajtimi për planin në përgjithësi që nënkupton njohjen de-facto nga Serbia. Gjithashtu kjo nënkupton edhe se nuk mund të ketë kthim prapa për Serbinë. Kjo ia jep Kosovës një komoditet që të negociojë më ashpër sa i përket aneksit të implementimit, ku përfshihen edhe çështjes që kanë të bëjnë me Asociacionin”
Më 18 mars në Maqedoninë e Veriut pritet të mbahet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiç, ku pritet të diskutohet plani i BE-së për dialogun dhe aneksi për zbatimin e tij.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














