Shqipëria
Opozita kërkon largimin e Ballës nga delegacioni Parlamentar i Stabilizim-Asociimit
Partia Demokratike e Shqipërisë përmes një deklarate për media ka njoftuar se si opozitë do të kërkojnë largimin e deputetit Taulant Ballës nga Delegacioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit.
Arsye e opozitës për këtë kërkesë është se deputeti Balla shoqërohet me trafikantë droge dhe mbron përdhunues me pushtet.
“Opozita e konsideron të papërshtatshëm dhe kundër produktiv për interesat evropiane të Shqipërisë që Taulant Balla të jetë pjesë e Delegacionit Parlamentar dhe bashkëkryesues i Komisionit të Përbashkët të Asociim Stabilizimit me Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratë.
Kryetari i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me kërkesën e opozitës duke e konsideruar atë si një eksportim balte të partnerët ndërkombëtarë.
“Çdo ditë që kalon kuptohet edhe më mirë se si Luli dështoi jo vetëm me zgjedhjet e me drejtimin politik të opozitës, po edhe me prodhimet filmike te studios PD&KUNATI shpk! Babalja dhe Salianji janë tanimë subjekte të punës së prokurorisë, njëri me fletë arresti të prerë, tjetri me faqen e nxirë nga përfshirja në film. Ndërkohë edhe filmi tjetër me nënkomisarin që u kërcënua në praninë time me armë në komisariat, është drejt dështimit të plotë sepse jetojmë në kohën dixhitale dhe ka qeliza telefonike e kamera që i nxjerrin bllof, dylbitë e Palokës”, thuhet në reagimin e tij.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta














