Lajme
Opozita kërkon Komision të ri për kufirin me Malin e Zi
Sipas përfaqësuesve të AAK-së dhe NISMA-s, një komision i pavarur do të ishte zgjidhja më e mirë për ta tejkaluar këtë ngërç, që është edhe kusht për liberalizimin e vizave
Dy partitë më të vogla opozitare kanë kërkuar komision të ri për caktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, si zgjidhje e përhershme e këtij problemi. Sipas përfaqësuesve të AAK-së dhe NISMA-s, një komision i pavarur, do të ishte zgjidhja më e mirë për ta tejkaluar këtë çështje e cila ka krijuar krizë politike në Kosovë nga gushti i vitit të kaluar.
Idenë për një komision të ri, e ka dhënë ish kryeparlamentari i Kosovës dhe tashmë numri dy i partisë NISMA, Jakup Krasniqi. Këtë ide e ka mbështetur edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Ne jemi shprehur pozitivë për të gjitha idetë, që gabimet të përmirësohen me kohë, pra, gabimi që ka ndodh me komisionin tonë, jemi dakord për veprime të tilla. Ajo që na shqetëson vërtet shumë, është humbja e kohës. Nëse ne e kemi interes liberalizimin e vizave! Dhe e kemi interes këtë, atëherë duhet që Kosova vërtet të marrë hapa të qëndrueshëm që mos të rrezikohet ky proces, që mos të vonohemi në kohë”, ka thënë Haradinaj.
Në anën tjetër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka rekomanduar Qeverisë dhe koalicionit qeverisës që sa më parë ta ratifikojë marrëveshjen për Demarkacion me Malin e Zi, të cilën e ka nënshkruar ai si ministër i Jashtëm, më 26 gusht 2015 në Vjenë. Por, duket se koalicioni nuk i ak dy të tretat e votave.
Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu, ka thënë për Radio Kosovën se propozimet dhe idetë, për të qenë serioze duhet të votohen në Kuvend.
“Tani këto propozime janë të vlefshme por që të kenë legjitimitetin, forcën e kundërshtimit të kësaj që po ofrojmë ne, ato duhet të jenë produkt i një analize të tërësishme dhe të kenë legjitimitetin e gjithë kuvendarëve duke respektuar Kushtetutën dhe procedurat ligjore. Ato mund të diskutohen dhe nuk asgjë të keqe këtu”, ka thënë ai.
Abdullahu thotë se ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi do të procedohet shpejt në Kuvend, në mënyrë që fundi i verës siç thotë ai të mos i zë qytetarët e Kosovës pa liberalizimin e vizave. Heqja e vizave është kushtëzuar nga Komisioni Evropian me ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi.
Opozita po e kundërshton këtë marrëveshje, nën dyshimin e cenon integritetin territorial të Kosovës, të paktën për 8300 hektarë.
Ndryshe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi e ka bërër një komision qeveritar që e kishte themeluar Hashim Thaçi, gjatë kohës sa ishte kryeministri i Kosovës. Vendimet e këtij komisioni, që u drejtua nga Murat Meha, i ka konfirmuar edhe një komision ndërkombëtarë që kishte themeluar ish presidentja Atifete Jahjaga. Por edhe këto vendime nuk i ka pranuar opozita dhe banorët e fshatrave të Rugovës.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











