Shqipëria
Opozita kërkon dorëheqjen e Qeverisë së Kosovës
Kuvendi i Kosovës po diskuton lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme, në të cilën seancë sërish ka munguar ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.
Ai ka kërkuar që të shtyhet seanca e jashtëzakonshme për shkak të, siç ka thënë ai, agjendës së caktuar.
Seancën e ka bojkotuar edhe Lista serbe. Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, tha se “Qeveria dhe presidenti i Kosovës kanë arritur brenda një viti ta shkatërrojnë orientimin tonë gjeostrategjik që kemi mbajtur për 30 vjet”.
Ajo ka propozuar edhe një rezolutë.
Ndërkohë Albin Kurti ka thënë se Kosova nuk është duke funksionuar, sepse presidenti e ka hedhur në gjyq edhe kryeministrin, edhe Kuvendin. Edhe Kuvendi e ka në dy gjyqe presidentin.
Deputeti i PSD-së, Dukagjin Gorani, ka thënë se në rast se Kosova nuk avancon përbrenda, politika e jashtme nuk do të jetë asgjë tjetër pos objekt i talljes nëpër zyrat e qeverive të botës dhe material për shpotitje për mediat ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










