Lajme
Opozita anulon protestën e nesërme
Vendimin për shtyrje e konfirmo lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke thënë se protesta shtyhet për me vonë
Partitë opozitare kanë anuluar protestën e thirrur për të shtunën, pas një moskoordinimi ndërmjet tri partive opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Nisma. Vendimin për shtyrje e konfirmo lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke thënë se protesta shtyhet për me vonë.
Përmes një statusi në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se anëtarësia e AAK-së është e mobilizuar për kundërshtimin e keqqeverisjes, por për shkaka të partive tjera merr vendim për shtyje të protestës. Protesta e nesërme ishte parashikuar të jetë gjithppoullore, me kërkesën dorëheqjen e Qeverisë Mustafa.
“Anëtarësia e AAK- është më e mobilizuar se asnjëherë më parë për kundërshtimin e keqqeverisjes që është identifikuar me pushtetin aktual. Partnerët tanë politik opozitarë kishin kërkesë që protesta e nesërme të shtyhet për një moment më të përshtatshëm. Ky ishte edhe koncesioni i partneritetit të përbashkët”, tha Haradinaj.
Opozita, sipas tij, vazhdon të jetë konsistente në kauzën e “drejtë dhe në proces të mobilizimit të mëtejmë për protestat e radhës”.
Ndërkaq në një konferencë të përbashkët, ku ishte i pranishëm edhe lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj, Haradianaj konfirmo shkurt, se protesta shtyhet për më vonë. Të pyetur nëse ka mospajtime mes opozitës, asnjëri nga liderët nuk ka dhënë përgjigje.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











