Tematike
Operacioni kundër mafisë serbe, më i madhi i zhvilluar ndonjëherë, në Austri
Zyra Federale e Policisë Kriminale ka hetuar kundër gjithsej 10,000 personave që besohet se u përkasin organizatave mafioze në Serbi dhe Mal të Zi
Mediet austriake raportojnë sot për një operacion të madh policor dhe hetues, të drejtuar kundër organizatave mafioze serbe dhe malazeze në Austri.
Pothuajse dy vjet më parë pati filluar “kompleksi më i madh i hetimeve kriminale” që është zhvilluar ndonjëherë në Austri: “Operacioni Akil” („Operation Achilles”), transmeton albinfo.at. Zyra Federale e Policisë Kriminale ka filluar hetimet kundër gjithsej 10,000 personave që thuhet se u përkasin organizatave mafioze në Serbi dhe Mal të Zi.
Në bashkëpunim me FBI-në e SHBA-së, u deshifruan bisedat nëpërmjet celularëve kripto, shkruan orf.at. Ato merreshin, ndër të tjera, me trafikun e drogës, torturën dhe vrasjet me porosi.
Në një intervistë me radion Ö1, Daniel Lichtenegger, hetues kryesor i drogës në Zyrën Federale të Policisë Kriminale, u shpreh kështu: “Po flasim për kocka të thyera, tortura, abuzime, vrasje, ekzekutime de facto duke përfshirë heqjen e gjymtyrëve të ndryshme dhe më pas ekspozimin e tyre. Dhe, kjo ndodh në mes të Evropës. Mandej, nuk dua të përjashtoj që ka ndodhur edhe në Vjenë”.
Në Austri, në lidhje me operacionin kanë punuar rreth 15 hetues nga Zyra Federale e Policisë Kriminale dhe dhjetëra të tjerë, në Zyrat e Policisë Kriminale Shtetërore, përcjell albinfo.at. Ata kanë vlerësuar bisedat, fotot dhe videot nga më shumë se 10,000 njerëz dhe rreth 50 sindikata kriminale të lidhura me Austrinë. Fokusi është te klanet serbe dhe malazeze.
Lichtenegger e përshkruan Austrinë si një vendstrehim dhe një vend negocimi për këto klane. Torturat dhe vrasjet kryesisht në Ballkan janë pjesë e luftërave të bandave dhe veprimeve ndëshkuese. Numri tre i supozuar i klanit Kavac, një 34-vjeçar me nofkën “Dexter”, konsiderohet veçanërisht brutal.
Ky është një anëtar drejtues i një prej karteleve ballkanike dhe gjithashtu “guvernator” në Vjenë. “Në thelb, ai akuzohet për tetë urdhra vrasjesh”, thotë Lichtenegger. “Dexter” ishte një nga 81 të arrestuarit në Austri në qershortë vitit 2021 si pjesë e një operacioni tjetër policor ndërkombëtar. Dënimi i parë ndaj tij ishte njëmbëdhjetë vjet burg.
“Sasia e madhe e të dhënave, është bekim dhe njëherësh mallkim. Mallkim, sepse nevojiten resurset. Kjo do të thotë se na duhen edhe dhjetë vite të tjera. Ky është thjesht kompleksi më i madh i hetimeve penale në Austri që është zhvilluar ndonjëherë”, tha Lichtenegger, përcjell albinfo.ch. Në përgjithësi, janë shqiptuar dënime me burg në total mbi 200 vjet, si rezultat i “Operacionit Akil”.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










