Kosova
Operacion policor në Kaçanik lidhur me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika
Një operacion policor po zhvillohet në qytetin e Kaçanikut, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti, e cila tha se “Policia e Kosovës, me njësitë e saj relevante, pas hetimeve intensive, ka filluar një operacion policor që ndërlidhet me rastin e vrasjes së rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik”. Ajo shtoi se detaje të tjera do të bëhen të ditura pas përfundimit të operacionit, transmeton albinfo.ch.
Vrasja e rreshterit Lika ndodhi më 1 prill në hyrje të banesës së tij.
Në lidhje me zhvillimet e fundit ka reaguar edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla: “Muhamed Lika, familja e tij, Policia e Kosovës, populli dhe shteti kërkojnë dhe meritojnë drejtësi”, ka shkruar ai në Facebook.
Hetimet deri më tani kanë treguar se vrasja është kryer nga dy persona të rinj, të cilët janë kapur nga kamerat e sigurisë në zonë. Sipas Prokurorisë Themelore të Ferizajt, autorët nuk kanë përdorur maska, por kanë qenë me kapela. “Ka qenë natë dhe ka qenë e vështirë të identifikohen”, tha kryeprokurori Burim Çerkini, duke shtuar se janë grumbulluar prova materiale të rëndësishme nga vendi i ngjarjes, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










