Shqipëria
Operacion i madh Shqipëri-Spanjë kundër drogës: Qindra të arrestuar shqiptarë
Mësohet se policia shqiptare dhe ajo spanjolle kanë realizuar një operacion të përbashkët kundër trafikimit të lëndëve narkotike, ku janë arrestuar 107 persona, pjesë më e madhe të cilëve shqiptarë, të dyshuar të përfshirë në krimin e organizuar në fushën e drogës, përcjell albinfo.ch.
Gjatë këtij megaoperacioni u kryen kontrolle në 51 ambiente, nga të cilat 23 plantacione/shtëpi bari, u asgjësuan rreth 25 000 bimë narkotike kanabis, u sekuestruan 938 kg boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh, 68 760 euro etj.
“Është goditur një grup kriminal, ku shumica e anëtarëve janë shqiptarë. Bëhet fjalë për operacionin e parë të Policisë Spanjolle kundër krimit të organizuar ndërkombëtar. Në këtë operacion, ka pasur një bashkëpunim mes policive spanjolle, gjermane, shqiptare dhe EUROPOL-it”, tha komisari i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare spanjolle, Rafael Perez
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









