Bota
Operacion i madh antidrogë në Itali, arrestohen 12 shqiptarë e italianë
Të arrestuarit do të dërgohen në gjyq, ku pritet të përgjigjen për një sërë veprash penale
Policia e Tarantos ka shkatërruar tre organizata të dyshuara për trafik droge, të akuzuar për importimin e kokainës, heroinës, hashashit dhe marihuanës nga Shqipëria e Holanda, për t’u hedhur në treg në provincat e Brindisit, Leçes dhe Tarantos.
Prokuroria italiane lëshoi gjithsej 12 urdhër-arreste, për 3 italianë e për 9 shqiptarë. Operacioni nisi me sekuestrimin e një sërë armësh dhe municionesh. Hetimet treguan se shqiptarët e italianët kryenin aktivitet ilegal në rrethet Tamburi, Paolo VI dhe Salinella të Tarantos, shkruajnë mediat italiane.
Të arrestuarit do të dërgohen në gjyq, ku pritet të përgjigjen për një sërë veprash penale si pjesëmarrja në organizatë kriminale, trafiku i armëve, si dhe trafiku ndërkombëtar i drogës
E-Diaspora
-
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) uron muajin e Ramazanit. Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër njofton... -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













