Lajme
OKB paralajmëron rikthimin e mundshëm të pandemisë së AIDS-it pa ndihmën e SHBA-së
Kreu i UNAIDS, Winnie Byanyima, paralajmëroi të hënën për rrezikun e rikthimit të pandemisë së AIDS-it nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës tërheqin mbështetjen e tyre financiare, duke i bërë thirrje administratës së Donald Trump të rikthejë fondet për ndihmën ndërkombëtare.
“Gjymtimi i buxhetit amerikan ka bërë që 27 shtete afrikane të përballen me mungesë personeli dhe ndërprerje të shërbimeve të diagnostikimit dhe trajtimit, si dhe kolaps të sistemeve të monitorimit,” deklaroi Byanyima në një konferencë për shtyp në Gjenevë, transmeton albinfo.ch.
“Shohim një rrezik real që pandemia e AIDS-it të rikthehet në nivel global, jo vetëm në vendet me të ardhura të ulëta në Afrikë, por edhe te grupet më të rrezikuara në Europën Lindore dhe Amerikën Latine,” shtoi ajo. “Do të shohim njerëz që vdesin, ashtu siç ndodhi në vitet ’90 dhe në fillim të viteve 2000.”
Kaos dhe ndërprerje në shërbime
Pezullimi prej muajsh i ndihmës së huaj nga SHBA ka shkaktuar konfuzion dhe ndërprerje në rrjetin global të reagimit ndaj AIDS-it, pavarësisht përjashtimeve të pjesshme nga administrata Trump. UNAIDS, që financohet në 50% nga SHBA, kishte dhënë alarmin që në fillim të shkurtit.
“Sipas të dhënave tona, nëse ndihma amerikane nuk rifillon, ndërkohë që asnjë vend tjetër nuk ka njoftuar zëvendësimin e saj, do të përballemi me 6.3 milionë vdekje shtesë nga AIDS-i në katër vitet e ardhshme,” theksoi Byanyima. “Kjo është dhjetëfish më shumë se në vitin 2023. Rrezikojmë të humbasim gjithë progresin e arritur në 25 vitet e fundit. Kjo është jashtëzakonisht serioze.”, tha ajo.
Pasojat shkatërruese
Duke kujtuar partneritetin e ngushtë me programin Pepfar, i nisur nga ish-presidenti George W. Bush për të luftuar AIDS-in, Byanyima tha se “shkurtimet e menjëhershme të financimeve çuan në mbylljen e shumë klinikave dhe pushimin nga puna të mijëra punonjësve të shëndetësisë.”
“A është e arsyeshme që Shtetet e Bashkuara të duan të ulin mbështetjen financiare gradualisht? Po. Por tërheqja e papritur e ndihmës jetike ka pasoja shkatërruese në të gjitha vendet, veçanërisht në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine,” theksoi ajo.
Në fund, ajo bëri thirrje për rishikimin urgjent të kësaj politike dhe rikthimin e shërbimeve që shpëtojnë jetë.
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç










