Ukraina
OKB-ja pret vizitën e presidentit ukrainas
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, pritet të marrë pjesë në debatin e përgjithshëm në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York, në mes të shtatorit. Ambasadori shqiptar në OKB, Ferit Hoxha, ka bërë të ditur se Zelenskyy ka caktuar tashmë një datë për një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Kreu i shtetit do të marrë pjesë gjithashtu në një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën në Ukrainë, teksa Shqipëria mban presidencën e Këshillit prej 15 anëtarësh në shtator, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
Vizita në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York pritet të tërheqë vëmendje të madhe. Vitin e kaluar Zelenskyy bëri një vizitë të shkurtër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku takoi aleatin e tij më të rëndësishëm, presidentin amerikan, Joe Biden.
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











