Lajme
OKB: 4.1 miliardë njerëz në botë, të lidhur me internet
Një raport i ri i Kombeve të Bashkuara thotë se 4.1 miliardë njerëz në botë janë të lidhur në internet.
Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) – agjenci e OKB-së – tha në raportin e publikuar të martën se shifra paraqet 5.3 për qind rritje nga viti 2018.
Përqindja më e lartë e përdoruesve të internetit është në Evropë, me 82.5 për qind, ndërsa më e ulëta në Afrikë, me 28.2 për qind, thuhet në raport.
Sipas të njëjtit, 3.6 miliardë njerëz mbeten jashtë internetit dhe shumica e tyre jetojnë në vende më pak të zhvilluara, ku “një mesatare prej 2 nga 10 njerëz është online”.
Raporti thotë se shkalla e grave që përdorin internetin në gjithë botën është 48 për qind, krahasuar me 58 për qind të burrave.
“Derisa hendeku digjital gjinor është duke u zvogëluar në Bashkësinë e Shteteve të Pavarura dhe Evropë, ai po rritet në Afrikë, shtetet arabe dhe rajonin e Azi-Paqësorit”, thuhet në raport, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
Doreen Bogdan-Martin, drejtoreshë e Byrosë së ITU-së për Zhvillimin e Telekomunikacionit, tha se qeveritë duhet të përqendrohen në hapa “drejt zhvillimit të aftësive digjitale, veçanërisht në botën në zhvillim”.
“Edhe aty ku ekziston lidhja në internet, ne duhet të jemi më kreativë në adresimin e çështjeve kritike, si: përballimi i shërbimeve, kostoja e aparateve, mungesa e aftësive digjitale dhe analfabetizmi, për të aftësuar më shumë njerëz, e veçanërisht gra”, shtoi ajo.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












