Zhvillim
Ofertë për 1200 vende pune
Kompani të ndryshme vendore e nga diaspora kanë shpalosur ofertën për 1200 vende pune në panairin “Diaspora – investimet dhe punësimi” në Prishtinë

Në panairin e punësimit që po mbahet sot (e martë) në Prishtinë, rreth 40 kompani vendore dhe të huaja si dhe investitorë nga diaspora, kanë prezantuar para qindra të rinjve kosovarë, katalogun me rreth 1200 vende të punës, i cili u organizua në kuadër të konferencës “Diaspora – Investimet dhe punësimi”.
Të interesuarit e kualifikuar patën mundësinë që gjatë panairit t’i plotësojnë aplikacionet për punësim varësisht nga pozitat që ofrohen, ndërsa të tjerët po ashtu patën mundësi të aplikojnë për programin e punës praktike në institucionet e Kosovës, të cilin Ministria e Diasporës e ofron për të rinjtë e diasporës. Ky panair u bashkorganizua nga Ministria e Diasporës, Oda Ekonomike –Gjermane, GIZ-i gjerman, Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, KIESA e partnerë të tjerë, ndërsa u vlerësua si më i madhi i këtij i lloji.
Në këtë panair po marrin pjesë kompani të ndryshme nga shtetet gjermanofolëse, kompani kosovaro-gjermane dhe kompani kosovare.
”Qëllimi i tij është prezantimi i vendeve të punës, të profileve nga më të ndryshmet, që këto kompani po ofrojnë për të rinjtë e interesuar për punë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Diasporës.
Duke falënderuar organizatorët për organizimin e këtij panairi, ministri i Diasporës, Valon Murati tha se është kënaqësi të jesh në një takim të këtillë pune, i cili do të rezultojë me punësime të reja. Ai falënderoi sidomos shtetin gjerman, i cili përmes diasporës vazhdon të jetë investitori më i madh në Kosovë.
Ministri Murati, po ashtu, i ftoi të rinjtë që të bëhen e pjesë e programit të punës praktike në institucionet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë.
Në hapje të panairit, me nga një fjalë u paraqitën edhe Hykmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe e Industrisë, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, dhe Banjamin Wosten nga Programi për migrim dhe zhvillim.
“Kjo ngjarje e rëndësishme, e cila tregon mundësinë e rritjes së punësimit, ka bërë që të zgjojë interesim të madh për të gjithë të rinjtë që kanë ardhur për t’i parë mundësitë e punësimit në kompani të ndryshme”, tha ministrja Hykmete Bajrami, sipas të cilës, Qeveria e Kosovës do të vazhdojë në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe në vendosjen e rendit dhe ligjit.
Ministrja Bajrami, po ashtu i përgëzoi të gjithë që sot me të vërtetë kemi një vazhdim të ofertës dhe kërkesë në tregun e punës. “I inkurajoj të gjithë të rinjtë që të shkollohen dhe të profilizohen në profesione që sot kompanitë i kërkojnë për të cilat ka mungesë tregu i punës”, deklaroi ajo.
Të gjithë folësit u shprehën se puna është sfidë e vendit dhe ata që hapin vende të reja të punës janë heronj. Po ashtu, në panair, të rinjtë u inkurajuan që sa më shumë të shkollohen, në mënyrë që të profilizohen për pozitat që kompanitë kërkojnë.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri