Oferta zvicerane për Timoschenkon, humanitare dhe jo politike
Sipas Markwalder, parlamentarët zviceranë nuk e kuptojnë këtë ofertë si mbështetje politike për Timoschenkon por vetëm si një gjest human
Grupi Parlamentar Zvicër-Ukrainë dëshiron që t`i mundësojë ish kryemninistres ukrainase Julia Timoshenko trajtimin mjekësor në Zvicër. Lidhur me këtë, grupi në fjalë i ka shkruar Qeverisë Federale të Zvicrës që t`u drejtohet autoriteteve ukrainase me ofertën në fjalë. Qeveria nuk ka dhënë ende ndonjë përgjitgje, ka deklaruar kryesuesja e grupit, deputetja nga FDP, Christa Markwalder. Mirëpo, presidentja e vendit Eweline Widmer-Schlumpf tashmë ka treguar simpati me propozimin.Sipas Markwalder, parlamentarët zviceranë nuk e kuptojnë këtë ofertë si mbështetje politike për Timoschenkon por vetëm si një gjest human.Julia Timoshenko që prej një kohe ndodhet në burg, sipas informatave të të bijës është më keq me shëndet. Ajo po refuzon trajtimin në një klinikë ukrainase. Mjekë të Klinikës Universitare të Berlinit Charite rekomandojnë që t`i mundësohet trajtimi në një klinikë specialistike. Departamenti i Punëve të Jashtme i Zvicrës (EDA) shprehet i brengosur lidhur me arrestimin dhe me gjendjen shëndetësore të Timoshenkos. Ky shqetësim i është përcjellë edhe përfaqësuesve zyrtarë të Ukrainës. Atyre u ka kërkuar të heqin dorë nga çdo trajtim jo human të ish kryeministres së vendit.Grupi Zvicër-Ukrainë nuk e mbështet idenë e bojkotimit të Kampionatit Evropian të Futbollit që pas një muaji do të mbahet në Ukrainë.Në këtë grup bëjnë pjesë rreth dhjetë deputetë nga CVP-PDC, FDP-PLR, SVP-UDC dhe GLP. Para se të zgjidhej ministër, edhe ish deputeti is SP-PS, Alain Berset bënte pjesë në këtë grup.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










