Bota
Oferta në Itali: 1 shtëpi për 1 euro
Pronarët e rinj duhet të angazhohen për të rinovuar shtëpitë e shkatërruara prej 40 deri në 150 metra katrorë brenda tre viteve, me një kosto duke filluar nga 15,000 euro

Ashtu si edhe në shumë vende tjera të botës, edhe Italia po përballet me plakjen e popullsisë.
Italianët kanë bërë disa oferta për t’i joshur të rinjtë që të shkojnë në vend të tilla, që tashmë po shkojnë drejt zhdukjes.
Një vend i tillë është edhe Sambuca, ku një shtëpi apo banesë kushton 1 euro, ose edhe më pak se një dollarë, shkruan albinfo.ch.
Marrëveshja ka për qëllim ringjalljen e një komuniteti që si shumë vende të tjera rurale në Itali, ka vuajtur nga shpopullimi në vitet e fundit kur banorët lëvizin drejt qyteteve më të mëdha.
Nuk është qyteti i parë italian që të joshë të huajt me oferta të tilla, por thonë zyrtarët vendas, Sambuca po heq burokracinë për të siguruar që çdo njeri i interesuar mund të bëjë pak a shumë blerjen e tyre menjëherë.
Megjithatë, ka një kusht. Pronarët e rinj duhet të angazhohen për të rinovuar shtëpitë e shkatërruara prej 40 deri në 150 metra katrorë brenda tre viteve, me një kosto duke filluar nga 15,000 euro.
Ata gjithashtu do të duhet të depozitojnë së paku 5,000 euro që do t’i kthehet sapo renovimi të përfundojë.
Sambuca u nominua në konkursin e vitit 2016 në qytetet më të bukura të Italisë dhe ka plane për të hapur një hotel për të ndihmuar të sapoardhurit.
E-Diaspora
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij Në shkurt të vitit 2024, personi tashmë i vrarë ia kishte kafshuar veshin e djathtë të...
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri