Lajme

OEK: Raportet joprofesionale dëmtojnë progresin

Oda Ekonomike e Kosovës, ka shpreh shqetësimin e thellë për raportet joprofesionale në lidhje me gjendjen e tokës bujqësore në Kosovë

Më konretish OEK reagon për raportin  joprofesional të projektit “EULUP” që e cilëson tokën bujqësore të helmuar dhe me rrezik për kultivim të kulturave të ndryshme bujqësore.

“Toka si një input i rëndësishëm në zinxhirin prodhues dhe kultivues të shumë produkteve reflektohet në masë të madhe në cilësinë e produkteve finale, prandaj raporti i fundit bie ndesh me realitetin e 3 viteve të fundit, ku prodhuesit kosovar kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme në eksportimin e produkteve bujqësore cilësore në të gjitha tregjet e rajonit dhe BE-së, të certifikuar me të gjitha standardet ndërkombëtare për sigurinë dhe cilësinë e ushqimit përfshirë edhe Global Gap dhe HACCP”, thuhet në reagimin e OEK-ut.

Sipas OKEK-ut, një raport profesional kërkon vlerësimet e laboratorëve, argumentet shkencore, hipotezat e verifikuara dhe rekomandimet konkrete.

“Raporti i projektit “EULUP”, nuk e plotëson asnjërin nga këto kritere dhe si i tillë nuk i kontribuon përmirësimit të gjendjes aktuale por vetëm dëmtimit të imazhit të Kosovës që në masë të madhe është dëmtuar me vite nga raporte “ndërkombëtare” të bazuara në percepcione e jo në argumente”, thuhet në reagim.

Sipas OEK-ut, Kosova ka nevojë për një analizë gjithëpërfshirës të ndotjes së ambientit dhe në konform të saj të marr masa radikale për reduktim të ndotjes, mirëpo kjo të mos shërbejë të lëshohen informata alarmuese dhe shkatërruese për ekonominë e vendit.

“Është shqetësuese që në këtë raporte janë atakuar mu ato produkte në të cilat është investuar më së shumti në transferin e teknologjisë, sistemit know –how, përvojat me të avancuara evropiane dhe këto produkte kanë filluar të promovojnë vlerat e Kosovës, përmirësimin e imazhit, efekt pozitiv ekonomik dhe inkurajues për sektorin e bujqësisë”, thuhet në reagimin e OEK-ut.