Kosova
Oda e Mjekëve kërkon zbatimin e ligjit anti-Covid
Kapacitetet infrastrukturore dhe ato njerëzore nuk lejojnë komoditet institucional sa i përket zbatimit të masave parandaluese
Oda e Mjekëve të Kosovës me një apel publik u ka bërë apel të gjitha institucioneve publike që të vihen në zbatim të plotë të Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.
Oda këtë apel e bëri duke qenë se situata pandemike është duke eskaluar dhe se kapacitetet infrastrukturore dhe ato njerëzore nuk lejojnë komoditet institucional sa i përket zbatimit të masave parandaluese.
“Krahas nevojës që të rritet rigoroziteti i zbatimit të plotë të Ligjit Nr. 07/L-006 Anti COVID, Oda e Mjekëve konsideron se është më se e nevojshme që institucionet përgjegjëse, qofshin ato të sistemit profesional shëndetësor apo edhe administrativ, të përfshihen në një fushatë vetëdijësuese lidhur me rëndësinë jetike për t’u vaksinuar qytetarët e Republikës së Kosovës. Për të qenë efektiv procesi i vaksinimit domosdoshmërisht do të jetë e nevojshme që të menaxhohet me kujdes personeli shëndetësor, gjithëherë duke pasur parasysh që tani e dy vjet me radhë personeli është i mbiangazhuar për t’u përballë me këtë situatë sfiduese”, thuhet në komunikatë.
Tutje, ata shtojnë se “menaxhmenti i institucioneve shëndetësore, kësaj radhe duhet të ketë kujdes dhe të përdorë expertizë në sistematizimin e personelit shëndetësor nëpër “klinikat Covid”, në atë mënyrë që të mos përsëriten gabimet e valëve të kaluara dhe të dëmtohen shërbimet e tjera të mbingarkuara si emergjencat dhe traumatologjia”.
“Në këtë drejtim, kërkohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës që menjëherë të fillojë zbatimin e nenit 20 të Ligjit Nr. 07/L-006 Anti COVID. Apelojmë popullatës së Republikës së Kosovës, se tani mbi të gjitha është prioritare ruajtja e shëndetit publik dhe “shëndeti” i institucioneve shëndetësore dhe se kjo betejë nuk u takon vetëm punëtorëve shëndetësorë, por secilit prej nesh”, thuhet në komunikatë.
Oda e Mjekëve shpreh gatishmërinë të japë kontributin e vazhdueshëm, siç e ka dhënë deri më tani, që për çfarëdo veprimi bashkinstitucional si dhe do të jetë përkrah personelit shëndetësor në luftën kundër pandemisë COVID-19.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









