Kosova
O’Conell: Ndryshimi i kufijve nuk do të sjellë fundin e tensioneve
Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, në një intervistë për mediumin “Euronews” ka folur rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
O’Connell beson se janë dy arsye pse serbët në Kosovë ende nuk janë integruar në shoqëri. E para, sipas tij, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje gjithëpërfshirës mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Ekziston një shkallë e së vërtetës dhe shkallë e drejtësisë që nevojitet për të gjithë që të ecin përpara”, u shpreh ambasadori, transmeton Indeksonline, përcjell Albinfo.ch.
Ndërsa e dyta, sipas O’Connell, është sundimi i përshtatshëm i ligjit.
Tutje, ai tha se një ndryshim i kufijve nuk do të sjellë fundin e tensioneve. Ambasadori beson se duhet të ketë partneritet të vërtetë dhe miqësi nëse duan të përfundojnë tensionet.
“Ka një numër traumash të thella që dolën nga luftërat dhe lëvizja e kufijve nuk do të adresojë këto brenda dy vendeve që do të vazhdojnë të mbesin fqinjë, duhet të synohet një e ardhme që nuk është antagonizëm mbi kufi të ri, por një partneritet i vërtetë dhe miqësi në të ardhmen”, u shpreh ambasadori.
Kurse për takimin në Berlin, O’Connell nuk pret përparim të madh në negociata, por ai shpreson që palët ta përdorin këtë mundësi për të “rivendosur”.
E-Diaspora
-
Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanik shënon 10-vjetorin, rritet ndikimi i juristëve shqiptarë në Britani 200 juristë shqiptarë në Britani, BALA shënon përvjetorin e themelimit... -
Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavarësisë, -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












