Lajme
OBSH: Po përkeqësohet shëndeti mendor në Evropë
Sipas OBSH-së, më shumë se 150 milionë njerëz në rajon jetuan me probleme të shëndetit mendor në vitin 2021.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e sheh Evropën në një moment të rëndësishëm në luftën kundër problemeve të shëndetit mendor, përballë pandemisë së koronavirusit dhe luftës në Ukrainë.
”Rajoni ynë po kalon trazira dhe ndryshime të mëdha”, tha Hans Kluge, drejtor evropian i OBSH-së.
”Pandemia ka ekspozuar shëndetin mendor, ndërsa konflikti i armatosur në Ukrainë po ndikon në mirëqenien mendore të miliona njerëzve. Dhjetë javë luftë në Ukrainë lanë pasiguri, dhimbje dhe humbje të patregueshme”, theksoi Kluge.
Kluge organizoi takimin e parë panevropian, që synon të nxisë veprimin në të gjitha nivelet për të shqyrtuar nevojat e neglizhuara të shëndetit mendor në gjithë Evropën.
Koalicioni u prezantua në shtator 2021 dhe përbëhet nga 53 shtete anëtare në rajonin e OBSH-së në Evropë, së bashku me organizata ndërkombëtare joqeveritare, ekspertë dhe njerëz me probleme të shëndetit mendor.
Sipas OBSH-së, më shumë se 150 milionë njerëz në rajon jetuan me probleme të shëndetit mendor në vitin 2021.
”Vetëm një në tre persona në depresion merr aktualisht ndihmën që i nevojitet. Problemet e shëndetit mendor prekin të gjitha grupmoshat dhe të gjitha shtresat shoqërore”, theksoi ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











