Lajme
OBSH: Pandemia nuk përfundon këtë vit
OBSH deklaroi se do të ishte “joreale” të presësh që pandemia e COVID-19 të mbarojë deri në fund të vitit 2021.
“Do të ishte herët dhe mendoj joreale të mendojmë se do të mposhtim virusin deri në fund të vitit”, tha drejtori ekzekutiv i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i shërbimeve të urgjencës, Michael Ryan.
“Nëse vaksinat fillojnë të kenë ndikim jo vetëm në evitimin e numrit të viktimave dhe në shtrimin e pacientëve në spitale, por një ndikim të rëndësishëm në dinamikën e transmetimit dhe rrezikun e transmetimit, atëherë unë besoj se ne do të përshpejtojmë drejt kontrollit të kësaj pandemie”, shtoi ai.
Bazuar në të dhënat e Worldometer, numri i përgjithshëm i të infektuarve nga coronavirusi u rrit në 115 milionë, derisa numri i viktimave është globalisht 2.5 milionë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste













