Lajme
OBSH: Omicron duhet të luftohet përmes vaksinimit
Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge, tha se shkalla e infektimi me COVID-19 te fëmijët e moshës pesë deri në 14 vjeç është më e larta në Evropë.
“Mbroni fëmijët dhe shkollat përmes strategjisë së kundërpërgjigjes”, kërkoi zoti Kluge nga qeveritë.
Ai propozoi që varianti Omicron i koronavirusit të luftohet me të njëjtat mjete që janë përdorur kundër variantit Delta.
“Deri më 6 dhjetor janë identifikuar 432 raste me Omicron në 21 vendet anëtare të OBSH-së. Mënyra më e mirë për të ecur përpara ndërsa mblidhen më shumë prova, është shfrytëzimi i mjeteve që janë përdorur kundër variantin Delta, të cilat mund të kenë ndikim mbi variantin Omicron. Këto pesë mjete janë – vaksinimi, doza përforcuese, mbajtja e maskës, ventilatorët dhe protokolli i terapive”, tha zoti Kluge, ndërsa theksoi se vaksinimi i detyrueshëm duhet të jetë zgjidhja e fundit.
Pak më shumë se gjysma e qytetarëve në Evropë dhe Azinë Qendrore janë plotësisht të vaksinuar, tha ai, ndërsa theksoi se në këto dy rajone varianti Delta është dominues. Zoti Kluge shtoi se vaksina kundër COVID-19 vazhdon të jetë e efektshme në parandalimin e simptomave të rënda dhe vdekjes nga koronavirusi.
Ai tha se ende është e paqartë nëse varianti Omicron është më ngjitës krahasuar me variantet e tjera dhe se ende nuk dihet me siguri se sa të rënda janë simptomat e shkaktuara nga Omicroni.
Të dhënat në dispozicion mbi variantin ende janë fillestare dhe në zhvillim, duke përfshirë dhe ato rreth efektshmërisë së masave kundër koronavirusit si vaksina, diagnostikimet dhe terapitë./VOA
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










