Lajme
OBSH: Koronavirusi nuk është ende epidemi
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) me njoftim zyrtar: virusi kinez ende nuk është pandemi
Duket se përhapja vdekjeprurëse e koronavirusit që është shfaqur fillimisht në Kinë, nuk përbën ende “pandemi”, bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Sylvie Briand, udhëheqëse e Përgatitjeve ndaj Rrezikut Infektiv, pranë OBSH-së, tha se është e rëndësishme të trajtohen thashethemet e pabazuara rreth virusit.
Sipas OBSH-së, pandemia është përhapja e një sëmundjeje të re në gjithë botën. Numri i njerëzve të vdekur nga koronavirusi i ri ka arritur tashmë mbi 500, ndërsa mbi 20,000 raste të prekura nga ai janë konfirmuar në 26 vende të botës. Sipas zyrtarëve, 423 njerëz kanë vdekur në Kinë dhe një në Hong-Kong.
Duhet theksuar se një i vdekur është konfirmuar edhe në Filipine. Autoritetet e Kinës kanë pranuar se ka pasur mangësi në reagimin e tyre ndaj sëmundjes, e cila besohet se e ka origjinën në qytetin Wuhan të provincës Hubei. Komiteti i Përhershëm i Politikëbërjes në Kinë ka bërë thirrje të martën për “përmirësimin e sistemit të menaxhimit të emergjencës”.
Koronavirusi në Kinë, që është një familje e virueseve, është identifikuar si 2019-nCOV. Ai shkakton ethe, kollitje, gulçimë dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të rënda, mund të çojë në pneumoni, dështim të veshkave e madje edhe vdekje.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











