Lajme
OBSH-ja bën thirrje që të ndalen programet e dozave përforcuese të vaksinave
OBSH ka kritikuar planet për dozë të tretë të vaksinës, të cilat janë duke i shqyrtuar një mori shtetesh

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë thirrje për ndalje të përkohshme të programeve për dhënie të dozave përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit, ndërkohë që vendet e varfra janë ende duke pritur të sigurojnë vaksinat.
Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka kritikuar planet për dozë të tretë të vaksinës, të cilat janë duke i shqyrtuar një mori shtetesh.
Tedros ka thënë se programet e dozave përforcuese, të cilat janë duke u zbatuar në disa vende, duhet të pezullohen të paktën deri në fund të shtatorit, kur 10 për qind e popullsisë mund të jetë e vaksinuar.
“Shtetet me të ardhura të larta kanë dhënë 100 doza vaksinash për 100 banorë”, ka thënë Tedros, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
“Në të njëjtën kohë, shtetet me të ardhura të vogla kanë dhënë 1.5 doza për 100 persona, sepse kanë mungesë të tyre. Ne duhet të ndryshojmë këtë gjë urgjentisht, në mënyrë që shumica e vaksinave të ndahen për vendet me më pak të ardhura, dhe jo për ato më të pasurat”.
Kjo thirrje ka ardhur ndërkohë që OBSH-ja ka raportuar se një variant i koronavirusit, i identifikuar në Peru, nuk është aq ngjitës sikurse varianti Delta.
OBSH-ja ka thënë po ashtu të mërkurën se u rekomandon nënave të vaksinuara që bien në kontakt me koronavirusin, që të vazhdojnë të ushqejnë me gji foshnjat e tyre, pasi vaksina nuk përbën rrezik për fëmijët e tyre dhe se antitrupat në qumësht mund t’iu ndihmojnë për t’u mbrojtur nga infeksioni.
E-Diaspora
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve Rekomandoj kontrolle të rregullta të fëmijëve, gjithsesi para hyrjes në shkollë. Shumë sëmundje mund të shërohen...
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri