Lajme
OBSH: Besimi te vaksinat, vendimtar për frenimin e COVID-19
Në një kohë që lajmet e mira për një vaksinë kundër COVID-19 kanë sjellë një valë optimizmi, mosbesimi i publikut ndaj imunizimit mund ta bëjë të padobishëm efikasitetin e produktit, paralajmëron shefi i sektorit të imunizimit të OBSH-së.
“Një vaksinë që mbetet në një ngrirës ose frigorifer ose në një raft dhe nuk përdoret nuk bën asgjë për të ndaluar këtë pandemi”, theksoi Katherine O’Brien në një intervistë, raporton AFP, përcjell Albinfo.ch.
Të hënën, amerikani Pfizer dhe gjermani BioNTech njoftuan se vaksina e tyre ishte efikase me 90%, sipas rezultateve paraprake të vaksinës së tyre të testuar në fazën III te më shumë se 40 000 persona.
Profesoresha O’Brien theksoi se këto rezultate, edhe pse paraprake ishin shumë të rëndësishme dhe shtoi se shpresonte tek të dhënat e disa vaksinave të tjera, edhe ato në fazën e fundit të testimit te njerëzit.
“Nëse të dhënat e plota tregojnë se një ose më shumë prej këtyre vaksinave janë shumë, shumë efektive do të ishte një lajm i mirë për të pajisur kutinë tonë të mjeteve me një instrument të ri kundër pandemisë”, theksoi ajo.
Por, ajo është thellësisht e shqetësuar për dezinformimin dhe teoritë e konspiracionit, kur pandemia është larg nga të qenit nën kontroll dhe tashmë ka shkaktuar gati 1,3 milionë të vdekur.
Ekziston një nevojë për të rritur besimin se OBSH nuk do të bëjë asnjë lëshim mbi sigurinë ose efikasitetin e vaksinave që po vlerëson.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











