Kosova
Objektet pa leje do të rrënohen në Prishtinë
Inspektorati i Komunës së Prishtinës, i shoqëruar nga njësitet e Policisë së Kosovës, kanë zhvilluar një aksion për rrënimin e një objekti në rrugën B, në Prishtinë. Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, tha se sot kanë dalë në terren për të zbatuar vendimin për rrënim të këtij objekti.
“Jemi këtu për ta zbatuar vendimin për rrënim të një pjesë të këtij objekti prapa meje, në këtë objekt rrënim ka pasur edhe vitin e kaluar, por pala nuk e ka respektuar vendimin e Inspektoratit dhe ka filluar me ndërtim përsëri. Në procesverbalet që kam gjetur, të tetorit të vitit të kaluar dhe një tjetër të janarit, sipas inspektorit thuhet se është mbindërtim në objektin b+2 . Pavarësisht procesverbaleve, pala nuk i ka ndërprerë punimet, ndonëse është urdhëruar nga Inspektorati dhe i ka vazhduar punimet. Javën e kaluar e kemi nxjerrë vendimin për rrënim, vendim i cili e obligon palën që brenda 15 ditëve të fillojë rrënimin vetë dhe në rastin kur vazhdon punimet, ndërmarrim masa për shkak se pala ka vazhduar punime”, tha ai, transmeton RTV 21.
Nga këtu drejtori i Inspektoratit të Prishtinës ka çuar edhe mesazhin te ndërtuesit që të mos bëjnë ndërtime të tilla, pasi fati i njëjtë do t’i përcjellë të gjithë. Tahiri po ashtu ka thënë se ndaj këtij shkelësi do të marrin edhe masa të tjera, siç e parasheh ligji, përcjell albinfo.ch.
“Sigurisht pas zbatimit të vendimit ka edhe procedura të tjera që i parasheh ligji i ndërtimit, të cilat inspektorët e punës janë të obliguar t’i ndjekin deri në fund”, shtoi Tahiri.
Kurse, njëri nga bashkinvestitorët, Agim Mani, tha se po kërkojnë vetëm respektim të hapësirës ligjore dhe respektim të procesit të legalizimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













