Lajme
Oberarth SZ: Është zhdukur 59-vjeçari Rexhep Veliju
Kushdo që mund të japë informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur duhet të kontaktojë policinë kantonale të Schwyz në 041 819 29 29
Që nga e marta konsiderohet i zhdukur 59-vjeçari Redjep (Rexhep) Veliju, nga Oberarth, Kantoni Schwyz (SZ) . Së fundmi, ai ka lënë makinën e tij në një parking makinash, transmeton albinfo.ch. Policia është në kërkim të dëshmitarëve.
59-vjeçari është larguar nga vendbanimi i tij në mëngjes dhe është nisur drejt parkingut të makinave Seebad në Arth. Ai ka dalë nga automjeti në drejtim të panjohur.
Policia kërkon informacion nga publiku
Redjep Veliju është afërsisht 1.70 m i gjatë, me trup të hollë, me sy kafe dhe flokë të thinjur. Ai besohet se ka veshur një pulovër portokalli të një kompanie kopshtarie dhe atlete të zeza me rreth të bardhë.
Kushdo që mund të japë informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur duhet të kontaktojë policinë kantonale të Schwyz në 041 819 29 29.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













