Bota
“Obamacare” shpallet antikushtetues
Një gjykatës federal nga Teksasi ka vendosur të shpallë si antikushtetues një pjesë të konsiderueshme të Aktit të Kujdesit të Përballueshëm (ACA), i njohur ndryshe edhe si “Obamacare”.
jë koalicion prej 20 shtetesh kishin argumentuar se i gjithë ligji ishte shfuqizuar nga një ndryshim fiskal i vitit të kaluar, që shmangu në këtë mënyrë një penalitet për mospasjen e një sigurimi shëndetësor.
Presidenti Donald Trump komentoi shumë shpejt në rrjetet sociale, duke e quajtur këtë një lajm të madh për Amerikën. Çështja tashmë me shumë gjasa do të shkojë drejt Gjykatës Supreme.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë kishte premtuar prej fushatës ta zhbënte ligjin historik të vitit 2010 të ndërmarrë nga ish-presidenti Barack Obama, i cili supozohej të ofronte mbulim shëndetësor të përballueshëm për shumë amerikanë, të cilët e kishin të pamundur të siguroheshin.
Por, pavarësisht se Partia Republikane ka pasur shumicën në të dyja dhomat e Kongresit amerikan, “ACA” vijon ende të jetë funksional, shkruan tch, përcjell albinfo.ch
Gjithsesi, Kongresi shfuqizoi në vitin 2017 kushtin (apo të ashtuquajturin mandat individual) që njerëzit duhej të blinin sigurim shëndetësor, ose do të përballeshin me një penalitet fiskal.
Trump e shfrytëzoi menjëherë vendimin e gjykatësit nga Teksasi, për të nxitur kreun e pakicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, si dhe kryetaren demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, “të kalojnë një ligj të fuqishëm që ofron kujdes shëndetësor të shkëlqyer”.
Vendimi erdhi vetëm një ditë përpara afatit përfundimtar, për t’u siguruar në “Obamacare” për vitin e ardhshëm.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025












