Shkurt.ch
Oazave fiskale në Evropë po u vjen fundi
BE-ja synon që me reformimin e sistemit të tatimeve t'u mbyllë rrugën evazorëve fiskalë
Vende të tilla si Luksemburgu, Lihtenshtajni, Zvicra, Austria dhe Qiproja kanë vite që shërbejnë si vende të sigurta për depozitimin e parave për t’u shpëtuar taksave. Por me sa duket këtyre oazave për evazion fiskal po u vjen fundi..
Luksemburgu miratoi sinkronizimin automatik të informacioneve lidhur me llogaritë bankare me vendet e tjera të BE-së. Po ashtu edhe dy banka të famshme zvicerane u kanë bërë thirrje klientëve të tyre gjermanë që ose t’ua deklarojnë paratë që kanë depozituar në to zyrave të taksave dhe të tatimeve në Gjermani, ose t’i heqin paratë nga këto banka. Me sa duket pas dështimit të marrëveshjes gjermano-zvicerane për çështjet tatimore, bankave të Cyrihut po u duket e rrezikshme loja me para gjermane nga burime të paqarta, transmeton DW.
Sekreti bankar që praktikohet në Luksemburg, Lihtenshtajn, Zvicër apo Austri është interesant sidomos për klientët e huaj, të cilët i investojnë paratë e tyre në këto vende për t’i mbrojtur kështu nga sytë e zyrave të taksave dhe të tatimeve në vendet e tyre. Në këto vende të ardhurat nga përqindjet e interesit për paratë e depozituara tatohen me një normë që është më e favorshme se norma me të cilën tatohen të ardhura të tilla p.sh. në Gjermani. Kështu në Austri p.sh. ato tatohen me 35 për qind dhe Austria transferon në vendin e origjinës të mbajtësit të llogarisë vetëm tre të katërtat e kësaj sasie.
BE-ja synon që me reformimin e sistemit të tatimeve t’u mbyllë shtigjet evazorëve fiskalë duke përcaktuar se si bazë për normën e tatimit duhet të shërbejnë kursimeve e pastra mbi fondet e investimeve ose të sigurimeve të jetës, të cilat bazohen kryesisht tek normat e interesit. Po ashtu tatimeve nuk duhet t’u shpëtojnë më as fondacionet dhe trustet në të cilat për t’u shpëtuar tatimeve themeluesit e tyre nuk shfaqen si subjekte natyrorë por si subjekte ligjorë.
Vitet e fundit Luksemburgu, ky vend i vogël evropian, është shndërruar në qendrën më të madhe, ku kanë selinë e tyre fondet në Evropë. Sipas të dhënave të shoqatës përkatëse ALFI shuma e depozituar në fondet e investimeve në Luksemburg është rreth 2.5 trilionë euro, në fillim të mijëvjeçarit ajo qe më pak se një trilion. Edhe ofruesit gjermanë të fondeve janë mjaft të pranishëm në Luksemburg, ku sot ata përbëjnë grupin e dytë më të madh të klientëve pas SHBA-së. Madje duke u renditur edhe përpara bankave zvicerane.
Kjo lidhet me faktin se Luksemburgu ka filluar shumë herët që të përcaktonte standarde për produktet e fondeve duke krijuar në këtë mënyrë “marka” përkatëse. Shembulli më i spikatur janë fondet UCITS (Undertakings for Collective Investment in Transferable Securities). Ato bazohen në direktivat e BE-së dhe Luksemburgu qe i pari që i zbatoi. Në këtë mënyrë shumë ofrues të huaj fondesh morën aty leje për produkte UCITS.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












