E-Diaspora
Nyon: 28 fëmijë shqiptarë festuan Ditën e Flamurit
Edhe në Nyon, komuniteti shqiptar shënoi 110-vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar përmes një programi të ngjeshur, i cili u prezantua nga nxënësit e shkollës shqipe 'Naim Frashëri'.
Në të katër anët e Zvicrës u shënua, u kremtua, u vlerësua dhe u festua 110-vjetori i pavarësisë. Kësaj fryme iu bashkangjit edhe komuniteti shiptar i Nyonit, me një program mjaft prekës. Në qënder të Nyon-it u rikujtua historia e flamurit, u përmendën heronjtë e kombit dhe u recituan vargje për dashurinë e atdheut dhe të gjuhës shqipe. 28 fëmijë që nga mosha 4-vjeçare deri në moshën 15-vjeçare vallëzuan dhe kënduan me gëzim dhe hare, duke nxitur rrahje të forta në zemrat e prindërve dhe mbarë publikut, i cili dukej i numërt dhe i etur për të zbuluar programin e përgatitur falë një bashkëpunimi të ngushtë mes Shoqatës Kulturore Shqiptare në Nyon dhe Rrethinë (SHKN) dhe shkollës shqipe “Naim Frashëri”. Salla ishte e mbushur me motra, vëllezër dhe prindër të fëmijëve në skenë, por edhe me disa përfaques zyrtarë të komunës së Nyon-it, miq zviceranë, si dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme. Që në fillimi, publiku e ngrohu atmosferën me brohoritje lumturie dhe duartrokje të pandalshme.
Ndërsa programi i përgatitur nga mësuesja Arbërie Vranovci u shpalos në skenë, duhet vlerësuar gjithë puna e bërë nga i gjithë stafi, i cili në heshtje dhe me përkushtim siguroi që fëmijët shqiptarë të Nyonit të vazhdonin të njihnin figurat heroike, rrënjët dhe zakonet e atdheut të tyre. . . Pra, një grup organizativ që përpiqej “me mish e me shpirt” të lidhë brezat e rinj me pasurinë e gjuhës shqipe dhe me kulturën e lashtësisë.
Falë mësueses Arbërie Vranovci dhe mësueses Doruntina Demelezi, të cilat janë mbështetur pa u lodhur nga menaxhmenti profesional i Shoqatës Kulturore Shqiptare në Nyonit dhe Rrethinë (Fadil Ademi, Ramadan Rrahmanin, Dafina Vllasin, Kosovë Avdiun, Mërgim Hasani, Fatima Bajrami), fëmijët vazhdojnë të mësojnë për origjinën dhe historinë e gjuhës shqipe. Falë përktushtimit të gjithë këtij stafi, fëmijët shiheshin duke pritur me padurim momentin kur të nxjerrin në pah kostumet e tyre tradicionale, kur do mund të recitojnë poezitë e heronjve të tyre. Ishte e qartë se nga sonte çdo fëmijë do të shkonte në shtëpi me bindjen se është bukur të mbashë gjallë tingujt e muzikës popullore dhe të flasësh shqip. Disa nga vogëlushët ishin mbresëlënës dhe të mbushur me njëfarë prestigji, njëfarë madhështie që i bëri shumë prindër krenarë.
Teksa fëmijët kërcenin dhe publiku i shoqëronte me fishkëllima përkrahjeje, Fadil Ademi dhe Kadri Mustafa, veprimtarë të njohur të kësaj komune, bisedonin për kohën kur çdo tubim i shqiptarëve ishte një betejë për të fituar të drejtën e lirisë. Sot Fadil Ademi dhe Kadri Mustafa vazhdojnë të jenë aktivë në promovimin e lirisë, por kësaj radhe duke promovuar gjuhën, historinë dhe traditat. Këta aktivistë të vjetër, që kanë një traditë 30-vjeçare dhe që kanë luajtur një rol të rëndësishëm për komunitetin e Nyon-it, vazhdojnë të udhëheqin brezat e rinj dhe t’i mbështesin në çdo organizim. Në mesin e tyre, shprehet për albinfo.ch edhe Ramadan Rrahmani, aktivist dhe këshilltar i Komunës së Nyonit, ai mendon se komunitet shqiptar i Nyon-it ka shumë potencial, por që duhet të mbështetet edhe më shumë për të fuqizuar shkollën shqipe.
Për brezat e rinj në këtë komunë, mësuesja Arbërie Vranovci pohon se numri i nxënësve po rritet dhe se prindërit janë gjithnjë e më të vetëdijshëm se mësimi i gjuhës amtare është kusht për suksesin shkollor të fëmijëve të tyre. Ajo pohon se ata që flasin mirë shqipen, shkojnë shumë më mirë në shkollë. Ekipi i shoqatës albinfo.ch ishte i pranishëm dhe përtej entuziasmit dhe kënaqësisë që pati, nuk mund të anashkalojë faktin se vitin e ardhshëm pret që në këto tubime festive, e veçanërisht në Ditën e Flamurit, të përfitohet nga kjo një mundësi e mirë jo vetëm për të kërcyer e recituar, por edhe për të debatuar e folur për rëndësinë e gjuhës amtare në suksesin shkollor të fëmijës.



F O T O G A L E R I
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Udhëtarë nga Gostivari bllokohen 15 orë në Austri pas defektit të autobusit, kompania nuk reagon Një grup udhëtarësh që po ktheheshin nga Gostivari drejt Gjermanisë kanë mbetur të bllokuar për rreth...
-
Piloti kosovar në qiellin ndërkombëtar, Lirik Qerimi licensohet për Boeing 737
-
Afro dy ore pritje në dalje të pikës Merdarë dhe Dheu i Bardhë
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
Jeta në Austri
-
Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron për mbikëqyrjen e punës përmes aplikacioneve Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron se aplikacionet e punës mund të ushtrojnë presion dhe monitorojnë...
-
Austri: Bletarët paralajmërojnë për mjaltin e rremë në supermarkete
-
Austria heq tendat kufitare ndërsa migrimi bie
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët