Futboll
Nxënësit e shkollës shqipe shkëlqyen në turneun e futbollit “Flums 2019”

Të shtunën më 15 qershor 2019, në Flums të Kantonit të St. Gallenit u tubuan nxënësit e shkollave shqipe të të Flums-it, Mels-it, Rapperswil-Jonës, Ballgach-ut, Rebstein-it, Gossau-t, Buchs-it, Neuenhof-it, Birr-it, Brugg-it, Uster-it, të cilët garuan për titullin e më të mirit.
Ky turne tradicional që zhvillohet vite me radhë edhe kësaj radhe tuboi më se 140 nxënës të cilët duke filluar nga ora 11:30 dhe deri në ora 16:00 zhvilluan disa lojëra mbresëlënëse. Turneun e hapi mësuesi i shkollës shqipe z. Vaxhid Sejdiu kurse përkujdesjen teknike kësaj radhe e kishte përsipër Këshilli prindëror i Sarganserlandit, të cilët u kujdesën me përkushtim për mbarëvajtjen e turneut.
Të gjitha ekipet e shkollave shqipe mbanin emra në gjuhën shqipe duke pasqyruar hartën e trojeve shqiptare. Edhe atë: “Bashkimi” – Uster, “Shkupi” – Flums I, “Kuq e Zi” – Flums II, “Kosova” – Neuenhof, “Bashkimi” – Flums III, “AS”- Buchs, “Skënderbeu”- Birr, “Kumanova” – Mels, “Theranda” – Brugg, “Prishtina” – Ballgach, “Albania” – Rebstein dhe “Flamurtari” – Gossau.
Pas lojërave të njëpasnjëshme në gjysmëfinale kaluan katër ekipe: “Kosova” – Neuenhof, “Theranda” – Brugg, “Skënderbeu”- Birr dhe “Albania” – Rebstein. Pas lojërave të gjysmëfinales në finalen e madhe luajtën ekipi “Theranda” – Brugg me ekipin “Albania” – Rebstein, në të cilën ekipi “Albania” – Rebstein zuri vendin e parë dhe për ekipin “Theranda” – Brugg mjaftoi vendi i dytë. I treti kaloi ekipi “Skënderbeu”- Birr dhe të katërtin : “Kosova” – Neuenhof.
Vlen të përmendet se golashënuesi më i mirë ishte Freskim Ibrahimi dhe portieri më i mirë Erijon Dervishi.
Po ashtu për arsye se në garë kishte edhe nxënës shumë të vegjël të ciklit të ultë shkollor (nga klasa I-III) u ndanë edhe dy çmime për ta. Njërin e mori ekipi i shkollës shqipe të Uster-it dhe tjetrin ekipi i shkollës shqipe të Flumsit. Organizatori (shkolla shqipe e kantonit të St. Gallenit) ishte përkujdesur për të gjithë nxënësit që në këtë turne tradicional të ketë medalje.
Së bashku me nxënësit ishte edhe një numër i madh i prindërve të cilët i kishin shoqëruar fëmijët e tyre për këtë garë tepër festive dhe të mrekullueshme.
Gëzimi, hareja shihej në fytyrat e tyre që nga fillimi dhe deri në përfundim të turneut.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet Gjykata e Lartë e ka rrëzuar ankesën e ish bashkëshorteve. Kryetari i trupit gjykues thotë se...
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
Jeta në Austri
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës Autoritetet zvicerane kanë marrë zyrtarisht përsipër hetimin për aksidentin e fluturimit të kompanisë Swiss në Graz,...
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri