Kosova
Nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe vizitojnë Konsullatën në Cyrih
Ata u pritën nga udhëheqësi i misionit, Sami Kastrati
Rreth shtatëmbëdhjetë nxënës shqiptarë nga Kosova, të cilët ndjekin mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Kantonin e Cyrihut, të shoqëruar nga kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë për Kantonin e Cyrihut, Naser Ulaj, kanë vizituar Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih.
Në kuadër të kësaj vizite ata u pritën në ambientet e Konsullatës nga Udhëheqësi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës, Sami Kastrati, dhe i gjithë stafi i Konsullatës, ku edhe u njohën për së afërmi me punën dhe aktivitetet e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih.
‘’Ne ishim shumë të lumtur që të presim në takim nxënësit shqiptarë nga Kosova, të cilët ndjekin mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Kantonin e Cyrihut. Dëgjuam rrëfime emocionuese për atdhedashurinë dhe për ëndrrat e tyre në të ardhmen. Ne, dëshirojmë që ky numër i nxënësve të rritet në vazhdimësi dhe i inkurajojmë prindërit e nxënësve që t’i dërgojnë fëmijët e tyre për mësimin plotësues të gjuhës shqipe’’, ka thënë udhëheqësi i Misionit Konsullor, Sami Kastrati.



E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të... -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










