E-Diaspora
Nxënësit e Glarusit dhe të St. Gallenit festuan Ditën e Flamurit
Programi me moton "Nënë Shqipëri – Gëzuar Pavarësinë!" u shfaq nga nxënësit e shkollave shqipe të Kantonit të Glarusit dhe të Kantonit të St. Gallenit:
Me rastin 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, në qytezën Weesen Lidhja e Arsimtarëve dhe e Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” të Kantonit të Glarusit organizoi një manifestim të pasur kulturor-artistik, të shoqëruar me recitime, këngë dhe valle.
Motoja e manifestimit ishte Nënë Shqipëri – Gëzuar Pavarësinë!
Manifestimin e hapi mësuesi i shkollës shqipe, Vaxhid Sejdiu, i cili duke iu uruar festën të pranishmëve, dërgoi edhe këtë mesazh: ”Edhe sot si zakonisht për festën e madhe të Nëntorit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët e kanë për obligim të jenë së bashku jo vetëm që ta festojnë këtë datë të rëndësishme kombëtare, por edhe të përkujtojnë të gjithë ata që me gjakun e tyre u bënë themel i atdheut të shqiptarëve”.
Vlen të përmendet se në program morën pjesë nxënësit e shkollave shqipe të Glarusit, Niderurnit, Mitlödit, Netstalit, si dhe ato të kantonit të St. Gallenit: Rapperswill/Jonës, Flumsit, Melsit-Sargansit, Walenstadit dhe Buchsit, të gjithë nxënës të mësuesve Qefsere dhe Vaxhid Sejdiu.
Në këtë program vërejtëm disa gjëra, përpjekja e mësuesve për të përfshirë sa më shumë nxënës në programin shkollor, gjë që u vërtetua me numrin e madh të nxënësve, të cilët paraqiten për herë të parë. Numri i madh i nxënësve që mori pjesë në program i kalonte njëqind, të cilët recituan, kush një strofë apo kush dy strofa, disa morën pjesë në këngë, të tjerët në valle, etj.
Një program i larmishëm, i cili u shoqërua vazhdimisht me duartrokitje nga ana e prindërve, të cilët e kishin vështirë për të gjetur një vend të lirë natën e 30 nëntorit në Weesen.
Në këtë mbrëmje fjalën e mori edhe konsulli i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Zürich, z. Salih Sefa, i cili i përshëndeti të pranishmit si dhe i përgëzoi nxënësit dhe mësuesit e tyre në angazhimin shembullor në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare.
Pastaj fjalën e mori z. Riza Demaj, kryetar i Kryesisë Kantonale të kantonit të Argaut.
Pas himnit të flamurit, të recituar për mrekulli nga ana e nxënësve, vazhdoi programi dy orësh, ku nxënësit secili në mënyrën e vet bënin gara se kush po reciton më mirë për flamurin, gjuhën, atdheun, Shqipërinë…
Derisa kësaj radhe udhëheqjen e programit e bëri mësuesi Vaxhid Sejdiu, një përkujtim rreth datës historike të 28 Nëntorit e paraqitën nxënësit e shkollës shqipe: Verona Gashi, Leotrina Hoxha, Hysnije Rexhepi, Edita Sadiku, Alma Lenjani dhe Arbëresha Kryeziu.
Në mesin e recitatorëve vlen të përmendin nxënësit: Arianit Hajdari, Fitim Ajrullahu, Lirigzona Sulemani, Ermond Rexhepi, Erza Musliu, Altina Rashiti, Era Kololli, Murat Sulemani, Zinete Aziri, Arlind Fetai, Lenard Hoxha, Edrin Ismajli, Vesa Fazliu, Anisa Osmani, Sureja Zimberi, Endrit Abduli, Diona Hoxha, Elma Veseli, Anida Sherifi, Florentina Ajvazi, Florian Poniku, Vlera Boshtraj, Bleron Bajrami, Drin Beqiri, Agon Sulejmani, Freskim Ibrahimi, Dergut Gashi, Albion Aliti, Bleona Shatri, Nida Hamiti, Sara Jashari, Viola Krasniqi,Leonita Arifi, Bleona Arifi, Adijat Ramadani, Lorind Jashari, Ilire Mustafa, Edon Rexhepi, Florind Rexhepi, Fidan Asani, Kaltrina Asani, Vlera Sadikaj, Rinas Krasniqi, Qëndrim Rexhallari, Elton Kabashi, Sadik Sadiku, Mirlind Saiti, Ilirjan Hajdari, Endrit Sadiku, Loreta Ibishi, Arjana Gajtani, Xheneta Nuredini, Valon Beqiri, Qazim Neziri, Adelina Bislimi, Pranvera Xhemaili, Alma Lenjani, Arbëresha Kryeziu dhe Elita Kabashi.
Pjesëmarrësit patën rastin të dëgjojnë një fragment nga pjesa teatrale “Atdheu”, recituar nga Jasmina Fetai dhe Anisa Bilalli, kurse kori i shkollës nën udhëheqjen e mësueses Qefesere Sejdiu u paraqit me dy këngë: “Moj Arbëri” dhe “Atdheu”.
Pa dyshim se një ndër pjesët më të bukura të programit ishin vallet, ku u paraqiten edhe Grupi i vajzave dhe i djemve, të cilët me vallet “Vallja e vendit tim”, Vallja e Tropojës, Drenusha, “Vallja e Shotës” etj. publikun e bënë për vete.
Dhe, si zakonisht, në çdo përvjetor u nderuan veprimtarët e shkollës shqipe me mirënjohje, sivjet fitues të kësaj mirënjohje ishin veprimtarët Afrim Rexhepi, Afrim Ibishi, Agim Hoxhaj dhe Bedri Halabaku, kurse mirënjohjet i ndau veprimtari i dalluar i shkollës shqipe të kantonit të Argaut. z. Riza Demaj.
Të pranishmit patën rastin të shohin disa fotografi të nxënësve të shkollës shqipe të kantonit të St. Gallenit dhe të Glarusit nga libri më i ri i z. Rexhep Rifati, si dhe disa vizatime nga nxënësit e shkollave shqipe, ku dallohen piktorët e vegjël Fatjona Musliu, Lonit Ramadani, Fatime Hamiti etj.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










