DR
Zhvillim
Nxënës nga Maqedonia po mësojnë në kampin ndërkulturor në Zvicër
“Grüezi”, “Mirëdita”, “Dobar den”, “Iyi günler”, “Good day”, këto janë gjuhët me anë të të cilave po komunikon grupi i nxënësve nga Maqedonia, i cili po qëndron në Trogën të St. Gallenit të Zvicrës, në kuadër të shkëmbimit ndërkulturor në fshatin e fëmijëve „Pestalozzi“ (Pestalozzi Children’s Foundation).
Projekti ka filluar të realizohet nga 16 qershori, ndërsa do të zgjasë deri më 30 qershor 2015.
Në këtë projekt po marrin pjesë nxënës nga shkolla fillore nga qyteti i Manastirit, pastaj nga Ohri, Struga dhe nga Shtipi.
Grupi prej 40 nxënësish dhe 5 supervisorë është i përzier me nxënës shqiptarë, maqedonas dhe turq.
Atmosferën nga kampi në Fshatin e Fëmijëve Pastalozzi e sjell politikania shqiptare me origjinë nga Struga, Lurata Reçi.
Anëtarja e Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës shpreson që këto projekte të kenë një të ardhme të gjatë dhe nxënësit t‘i bartin ato njohuri në vendin e tyre.
„Motivacioni im ka qenë t’i vizitoj keta nxënës, të cilët po marrin pjesë në këtë projekt, të tregoj se çfarë rëndësie ka, kur kanë mundësi të marrin pjesë nëpër projekte të këtilla dhe çfarë rëndësie të madhe ka qëllimi i Fshatit të fëmijëve Pestalozzi për jetën e përditshme të nxënësve. Investimi në fëmijët është një investim për të ardhmen tonë. Prandaj, mbështes këtë projekt dhe shpresoj që të vazhdojnë projektet e këtilla dhe të zhvillohen ato edhe në të ardhmen”, thotë në një postim në Facebook politikania shqiptare Lurata Reçi, e cila kishte vizituar kampin e fëmijëve Pestalozi.
Si një nga organizatat për ndihmë ndërkombëtare, Fondacioni i Fëmijëve Pestalozzi vepron në Moldavi, Maqedoni dhe Serbi.
Ky Fondacion mbështet të drejtat në sferën e arsimit dhe pjesëmarrjen e fëmijëve, si dhe siguron ankorimin e aspekteve ndërkulturore. Diskriminimi etnik dhe intoleranca kërcënojnë paqen sociale dhe krijojnë një atmosferë të dhunës latente, gjë që kërcënon të shkallëzohet në çdo kohë.
Fshati Pestalozzi mbështet fëmijët dhe të rinjtë nga grupe të ndryshme etnike dhe sociale, në ushtrimin e të drejtës së tyre në shkolla dhe jetën në komunitet.
Në vitet e fundit ky shkëmbim ndërkulturor ka përfshirë 240 nxënës nga 10 shkolla fillore dhe 10 shkolla të mesme në disa qytete në mbarë Maqedoninë.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa














