Kuriozitete
Nxehtësia dhe gomat, si të shmangni rreziqet
Çdo problem i gomave, mund të kenë ndikim në frenim, rritjen e shpejtësisë, drejtimin dhe komoditetin

Ndërsa temperaturat vazhdojnë të rriten, ne duhet të përqendrohemi tek sfidat që lidhen me motin e nxehtë. Fokusi jonë kryesor është se si të qëndrojmë në ambiente të freskëta, çfarë duhet të veshim dhe si të qëndrojmë të hidratuar, por diçka që shpesh anashkalohet është siguria në rrugë, duke përfshirë mirëmbajtjen e automjeteve dhe në veçanti, mirëmbajtjen e gomave.
Edhe pse shpesh anashkalohen, gomat janë ndoshta përbërësi më i rëndësishëm në automjetin tuaj dhe duhet pranuar, që gomat e duhura dhe mirëmbajtja e tyre janë të rëndësishme në çdo kohë të vitit, por kujdesi është veçanërisht i rëndësishëm gjatë muajve të verës, pasi rrugët e nxehta mund të kenë efekt të ndjeshëm tek ato, transmeton Scan.
Çdo problem i gomave, mund të kenë ndikim në frenim, rritjen e shpejtësisë, drejtimin dhe komoditetin. Edhe makina më e fuqishme nuk do të funksionojë siç duhet nëse nuk është e pajisur me gomat e duhura.
Është e rëndësishme të siguroheni që gomat tuaja të jenë të fryra siç duhet. Nëse presioni i gomave është shumë i lartë, atëherë goma e prek gjithnjë e më pak tokën. Si pasojë, makina juaj do të ecë me vështirësi, dhe ju do të rrezikoni mundësinë e një shpërthimi të tyre, prcjell albinfo.ch.
Rrini në limitin e shpejtësisë dhe mos mbingarkoni makinën tuaj
Shpejtësia të ulëta shkaktojnë më pak presion mbi gomat dhe për rrjedhojë ulin dëmin, ndërsa shpejtësia për periudha të gjata në rrugët e nxehta do të rrisë temperaturën dhe fërkimin. Duke ecur ngadalë do të keni fërkim më të pakët, dhe fërkimi më i vogël do të thotë më pak nxehtësi. Më pak nxehtësi do të thotë më pak mundësi për një shpërthim gjatë kohës që jeni duke ecur me shpejtësi të lartë.
Mos e mbingarkoni automjetin tuaj. Pesha e tepërt e vë presionin shtesë mbi gomat dhe krijon më shumë fërkime, duke i bërë ato të zgjerohen. Kjo funksionon kur temperaturat e rrugëve janë të larta. Është gjithashtu e nevojshme të mbani mend se mbingarkimi i makinës suaj rrezikon sigurinë tuaj.
E-Diaspora
-
Dy nxënës nga Kosova fitojnë nga 5 medalje në Paris Të dy dëshmuan talent, përkushtim dhe nivel të lartë përgatitjeje...
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri