Kosova
Numri i turistëve në Kosovë në rritje, Peja me numrin më të lartë të vizitorëve
Agjencia e Statistikave të Kosovës, në të dhënat e publikuara ka njoftuar se në muajin gusht, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 71 mijë e 232, prej të cilëvve 35,83 për qind, vendas dhe 64,17 për qind të jashtëm.
Krahasuar me muajin gusht të vitit 2022 (sa ishin 60 mijë e 952 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve për 16,7 për qind.
Sipas ASK numri i net-qëndrimeve ishte 166 mijë e 377, prej tyre 44,5 për qind nga vendasit dhe 55,95 për qind nga të huajt, përcjell albinfo.ch.
Sipas kësaj agjencie numri i vizitorëve të brendshëm dhe net-qëndrimet e tyre sipas rajoneve, numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm e ka rajoni i Pejës.
“Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm e ka rajoni i Pejës me 8036 vizitorë dhe 35149 net-qëndrime”, thuhet në raport.
Ndër të tjera, ASK njofton se sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake ka rritje të vizitorëve për 6,37%.
Në total 45 mijë e 711 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Gjermania, Shqipëria, Zvicra etj.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












