Bota
Numri i të vdekurve nga i nxehti në Holandë, alarmues
Viktimat ishin kryesisht mbi moshën 80 vjeçare

“Pothuajse 400 njerëz më shumë vdiqën në Holandë gjatë valës së të nxehtit rekord të Evropës”, tha të premten Agjencia Kombëtare e Statistikave holandeze CBS.
“Në total, 2964 njerëz vdiqën në Holandë gjatë javës që filloi më 22 korrik, -tha CBS, -e cila ishte rreth 15% më shumë sesa gjatë një jave mesatare gjatë verës”.
Regjistrimet e temperaturave shënuan 40 gradë celsius në Holandë me 25 korrik. “Numri i të vdekurve në Holandë gjatë asaj jave ishte i krahasueshëm me normën e gjatë dy valëve të të nxehtit në 2006, të cilat ishin ndër më të gjatat në vend”, thanë studiuesit,shkruan “Tch”, përcjellë albinfo.ch.
Rreth 300 nga viktimat shtesë ishin midis njerëzve të moshës 80 vjeç dhe më të vjetër. Shumica e vdekjeve kanë ndodhur në lindje të Holandës, ku temperaturat ishin më të larta dhe vala e të nxehtit zgjati më gjatë se në pjesët e tjera të vendit.
Holanda ka një popullsi totale prej rreth 17 milion. Vala e nxehtit ishte e dyta që goditi Evropën brenda një muaji dhe specialistët e klimës paralajmërojnë se shpërthime të tilla nxehtësie mund të bëhen më të zakonshme pasi planeti nxehet për shkak të emetimeve të gazrave serë.
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator” "Islami shqiptar në Zvicër, i cili normalisht konsiderohet liberal, po bëhet gjithnjë e më konservator. Në...
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
-
Shqiptarja nga Kosova në mesin e 25 lidereve më me ndikim në SHBA
-
“Tri Net Film Fest” kthehet për herë të katërt në Freienstein
Jeta në Austri
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente Policia e Vjenës paralajmëron për mashtrues që shënjestrojnë apartamentet...
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj
-
Ambasadori Fate Velaj më 23 shtator përuron romanin „Kreuztane” në Traiskirchen të Austrisë