Lajme
Numri i të infektuarve, të sëmurëve dhe të shëruarve nga Covid 19 në Zvicër
Ka pasur rënie të madhe të numrit të të infektuarve. Një arsye e mundshme, sipas BAG, është numri më i ulët i testeve të kryera gjatë fundjavës së Pashkëve
Në Zvicër dhe në Principatën e Lihtenshtajnit brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm 254 infeksione të reja të konfirmuara nga laboratori, shkruan sda.ch. Kjo është raportuar nga Zyra Federale e Shëndetit Publik BAG.
Në përgjithësi, numri i rasteve të infektimit, të konfirmuara nga BAG në të gjithë Zvicrën është 25.834.
Sipas BAG, një arsye e mundshme për rënien e ndjeshme të numrit të rasteve pozitive të regjistruara së fundi, është numri më i ulët i testeve të kryera gjatë fundjavës së Pashkëve.
Kështu, nëse për çdo ditë gjatë javës së kaluar (para të Premtes së madhe) janë analizuar më shumë se 6.000, numri është ulur nga e shtuna në të dielë në 3.800, ndërsa nga e diela në të hënë në 2.200, transmeton albinfo.ch. Ai është se të rritur pastaj në 3,000 testime në mes të të hënës dhe të martës.
Uebfaqja corona-data.ch, e cila funksionon mbi bazën e të dhënave që merr nga kantonet, ka numëruar 25,762 njerëz të infektuar dhe 1,149 vdekje në të gjithë vendin.
Ndërsa BAG, që si zakonisht prezanton një numër më të vogël, deri më tani ka regjistruar 900 vdekje të shkaktuara ngfa koronavirus, përcjell albinfo.ch. Kjo është 15 më shumë sesa të hënën.
Po ashtu një shifër tjetër e jep agjencia e lajmeve Keystone-SDA. Sipas saj, numri i vdekjeve të shkaktuara nga Covid 19 është ngjitur në 1152 në mesditën e së martës, ose për 34 më shumë se një ditë më parë.
Platforma worldometers.info ndërkaq njofton për 1155 të vdekur, 17 më shumë se një ditë më parë dhe për 13.700 të shëruar.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













