Shkurt.ch
Numri i të huajve në Zvicër kalon 2 milionshin!
Kjo është arritur në tremujorin e parë të vitit 2015, kur në territorin helvetik jetonin 2 milionë e 14 mijë banorë pa shtetësi zvicerane
Numri i banorëve me shtetësi të huaj dhe me qëndrim të rregullt në Zvicër për herë të parë ka kaluar kuotën prej 2 milionësh. Kjo është arritur në tremujorin e parë të vitit 2015, kur në territorin helvetik jetonin 2 milionë e 14 mijë banorë pa shtetësi zvicerane.
Në kategorinë e popullatës së përhershme llogariten shtetasit e huaj të cilët janë në Zvicër me një qëndrim të rregullt prej më së paku 12 muajsh. Këtu nuk hyjnë azilkërkuesit.
Vendimtar për të kaluar shifrën prej dy milionë të huajsh në Zvicër ka qenë shtimi për 15.700 banorë të huaj që është regjistruar gjatë tremujorit të parë të këtij viti.
Marrë me përqindje, të huajt në popullatën e gjithëmbarshme përbëjnë 24.4 për qind.
Gjatë po kësaj periudhe numri i shtetasve zviceranë ka shënuar një rritje të vogël në krahasim me atë të të huajve. Bëhet fjalë për 3800 zviceranë të rinj që i janë shtuar numrit ekzistues të personave me pasaportë zvicerane. Me këtë shtim, numri i gjithëmbarshëm i tyre është ngritur në 6 milionë e 242 mijë veta.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa








