Kosova
Numri i ri i magazinës “albinfo.ch” ju pret në Kosovë, bashkë me mirëseardhjen
Synimi i redaksisë në këtë numër të magazinës ka qenë që t`ua zbulojë bashkatdhetarëve një “Kosovë të panjohur” për ta dhe të stimulojë eksplorimin e atraksioneve turistike që ofron Kosova
Doli nga shtypi numri më i ri, i magazinës albinfo.ch. Nëse numra të tjerë të albinfo.ch., të dalë në sezonin e pushimeve i janë kushtuar turizmit në përgjithësi ose atij veror në Shqipëri, numër fokusohet zbërthimin e motos “Rizbuloje vendlindjen si turist”, duke pasur si destinacion, Kosovën.
Një bllok i tërë shkrimesh të gazetarëve tanë synojnë t`ua afrojnë bashkatdhetarëve të ardhur nga perëndimi e gjetiu një Kosovë që ka potenciale turistike, ndonëse ende jo shumë të njohura. Në radhë të parë, lexuesit, që vijnë si turistë në vendin e tyre, në Kosovë, ky numër i revistës i informon në hollësi lidhur me udhëtimin drejt Kosovës, variantet më të levërdishme ose ato më të lira për nga çmimi.
Bashkëpunëtorët tanë kanë hulumtuar dhe kanë mbledhur informacione lidhur me vështirësitë respektivisht përparësitë që kanë njëra rrugë nga tjetra. Janë trajtuar edhe problemet tashmë “tradicionale” me biletat e falsifikuara, që paraqiten në çdo fillim sezoni pushimesh.
Lexuesit në këtë numër të magazinës albinfo.ch do të gjejnë edhe shumë udhëzime tjera praktike, që ia vlen të lexohen nga të gjithë ata që ia kanë mësyrë Kosovës për këto pushime dhe jo vetëm.
Prezantimi i ofertës turistike të Kosovës zë vend të konsiderueshëm në këtë numër. Duke filluar nga turizmi malor, turizmi kulturor, ai rural etj., shpalosen këtu tipet e turizmit në të cila Kosova ka çfarë të ofrojë. Kompleksi tashmë i njohur turistik “Vali Ranch”, eksplorimi i shpellave në Radavc, ecjet malore në Rugovë… janë vetëm disa nga këto oferta.
Synimi i redaksisë në këtë numër të magazinës ka qenë që t`ua zbulojë bashkatdhetarëve një “Kosovë të panjohur” për ta dhe të stimulojë eksplorimin e atraksioneve turistike që ofron Kosova.
Sikurse në çdo numër, edhe kësaj here albinfo.ch, krahas bllokut tematik të përmendur, ofron materie të larmishme për lexim. Kemi prezantim të aktiviteteve kulturore të zhvilluara në mesin e diasporës shqiptare të Zvicrës si “Alba-Festival”, të ekspeditës së një grupi motoristësh shqiptarë nga Zvicra nëpër trojet shqiptare, pastaj të artistëve, si violinistit të famshëm Shkëlzen Doli etj.


Ky numër i magazinës, siç mund të shihet edhe në këto fotografi, po shpërndahet në Aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës. Kështu, të gjithë bashkatdhetarët tanë që shkojnë në Kosovë përmes rrugës ajrore, mund ta marrin atë falas, me të zbritur nga aeroplani.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik















