Koronavirusi: çast pas çasti
Numri aktual i të vdekurve dhe të sëmurëve nga koronavirusi në Zvicër
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) deri më sot, ka regjistruar 484 vdekje ndërsa agjencia Keystone-SDA, 572
Në Zvicër dhe në Principatën e Lihtenshtajnit, brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 1036 raste të reja të koronavirusit. Kështu, të premten, numri i njerëzve që vuanin nga Covid-19 ishte 19,303.
Ndërkaq numri i të vdekurve nga kjo sëmundje ndryshon shumë, në varësi nga burimi i të dhënave, shkruan albinfo.ch. Kështu, sipas agjencisë së lajmeve Keystone-SDA, deri më tash në Zvicër nga koronavirusi kanë vdekur 572 njerëz. Kjo agjenci është bazuar në informacionet e marra nga kantonet.
Ndërsa një numër tjetër, edhe më të madh të të vdekurve e jep platforma worldometer.info, përcjell albinfo.ch. Sipas saj, në Zvicër deri më sot janë numëruar 591 të vdekur dhe 19606 të infektuar.
Nga ana tjetër, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) deri më sot, e premte, ka regjistruar 484 vdekje nga kjo sëmundje.
Edhe dje, e enjte, kishte një dallim të theksuar në mes të shifrave të të vdekurve, të raportuar nga BAG dhe asaj nga Keystone-SDA: 432 viktima numëroheshin nga e para dhe 530 nga e dyta.
Për sa i përket numrit të të sëmurëve në raport me numrin e popullatës, kantonet: Ticino, Gjenevë, Vaud dhe Basel-Stadt vazhdojnë të jenë më të prekurit nga pandemia.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











