Kosova
Numër i madh i të rinjve heqin dorë nga shtetësia e Kosovës
Thuhet se mbi 5 mijë qytetarë të Kosovës kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës vitin e kaluar.
Kjo ndodhi për shkak se në shumicën e shtete evropiane nuk lejohet shtetësia e dyfishtë.
Ndërsa, rreth 570 persona kanë kërkuar azil në Kosovë, ndryshe nga viti 2020 që ishin rreth 1500 persona.
Drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, Liridon Neziri, tregon se numri më i madh i personave që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës janë nga Gjermania dhe vetëm Franca dhe Zvicra nuk obligojnë lirimin nga shtetësia e Kosovës.
“Për vitin 2021 kemi mbi 5 mijë persona që kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës. Arsyeja e heqjes dorë nga shtetësia është pasi që disa vende nga Bashkimi Evropian nuk lejojnë dy nënshtetësi për shtetasit nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, duke pasur parasysh që ne kemi një numër të madh të emigracionit, pra shtetasit tanë të cilët kanë emigruar me vite. Ata tash janë integruar dhe kërkesa e tyre është ose kërkesë e këtyre shteteve është të heqin dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës apo prej nga shtetësia prej nga vinë në mënyrë që ata të mund të fitojnë shtetësinë e atij vendi.
“Mosha e tyre sillet nga mesatarja deri te moshat e reja, pasi që numri më i madh i atyre që tashmë heqin dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë edhe të lindur në këto vendet e Bashkimit Evropian”, thotë Neziri.
Në Kosovë ka edhe persona që kërkojnë azil. Sipas Nezirit, numri i azilkërkueseve është më i vogël në vitin 2021 në krahasim me vitin 2020.
“Në krahasim me vitin 2020, në vitin 2021 ka qenë vit që jemi përballur me numër më të vogël sa i përket azil kërkueseve. Sigurisht që viti 2020 ka qenë si pasojë e pandemisë dhe mungesës së lëvizjeve që ia kanë pamundësuar emigrantëve që të lëvizin, pasi që dihet që Kosova nuk është një vend destinacioni sa i përket azilkërkueseve, Kosova është vend transit pra vetëm kalojnë nëpër Kosovë. Numri i personave të cilët kanë kërkuar azil në Republikën e Kosovës për vitin 2021 është diku rreth 570 persona nuk është një numër i madh krahasim me vitin e kaluar kur kishim një numër rreth 1500 persona këtu përfshirë, edhe personat që kanë kërkuar mbrojtjen ndërkombëtare apo janë ndaluar nga Policia e Kosovës si emigrantë ilegalë kemi një numër të përafërt me ata të cilët kanë kërkuar azil”, tha Neziri.
Gjatë periudhës janar-dhjetor 2021 në Divizionin e Shtetësisë janë marr 5031 vendime për lirim nga shtetësia: 4940 vendime pozitive dhe 91 vendime negative.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









