Shkurt.ch
Nuk rriten taksat e studimeve për të huajt në Zvicër
Me ngritjen e kërkuar përmes një mocioni, të huajt do të paguanin deri në trefish më tepër se vendësit për të studiuar këtu
Studentët e huaj që ndjekin studimet në universitetet e nivelit nacional të Zvicrës: ETH Cyrih dhe EPF Lozanë njëherë për një herë nuk do të detyrohen të paguajnë taksa më të larta studimi se kolegët e tyre zviceranë.
Kjo lihet të kuptohet nga refuzimi i njëzëshëm që Dhoma e Kantoneve i ka bërë një mocioni të ngritur nga Dhoma Nacionale, përmes të cilit kërkohej ngritja e taksave për të huajt që studiojnë në Zvicër. Me këtë ngritje, të huajt do të paguanin trefish më tepër se vendësit për të studiuar këtu.
Ministri i arsimit, Johann Schneider-Ammann ka thënë me këtë rast se kërkesa për rritje të çmimit, parimisht ka qenë në rregull por ajo tejkalonte qëllimin për të cilin ishte ngritur. Një arse tjetër për të mos bërë ngritjen e çmimeve për studime, Ammann ka përmendur që, pas votimit të iniciativës kundër migracionit masiv të mos bëhet edhe një sulm shtesë në drejtim të vendeve të BE-së.
Si argumentim për mocionin e ngritjes së çmimeve të taksave për studime ka qenë numri i madh i studentëve të huaj në universitetet federale në Zvicër. Sipas mocionit, studentët (edhe ata të huaj), prindërit e të cilëve punojnë ose kanë punuar një kohë të caktuar në Zvicër gjegjësisht i kanë paguar taksa këtij vendi, do të liroheshin nga ngritja e çmimit.
Në mesin e argumenteve kundër ngritjes së çmimit në fjalë është përmendur edhe pretendimi që universitetet zvicerane të vazhdojnë të mbeten atraktive për të huajt, gjë që shkon në favor të ekonomisë zvicerane.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










