Kosova
Nuk kalon rezoluta për rritjen e koeficientit të pagave, LVV voton kundër
Bëhet e ditur se rezoluta e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për rritjen e koeficientit nga 105 në 129 euro, nuk ka arritur të kalojë në Kuvend, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se nga 84 deputetë sa ishin të pranishëm në sallë, 52 kanë votuar kundër, 28 kanë votuar për, ndërkaq kanë abstenuar katër deputetë.
Për kanë votuar deputetët e opozitës, ndërsa ata të mazhorancës e kanë kundërshtuar këtë rezolutë.
Ndryshe, para nisjes së seancës së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, iu ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë rezolutën për rritjen e koeficientit.
Tahiri duke e bërë këtë kërkesë ndaj deputetëve, ka thënë se gjendja ekonomike në vend është e rëndë.
“Fakti që punëtorët në administratën e shtetit menxi po e lidhin muajin me muaj, duke vlerësuar që edhe raportet e fundit të Bankës Botërore po kërkojnë që të shmangët një kolaps ekonomik, vlerësojmë se është tepër me rëndësi që sot Kuvendi të votojë rezolutën, ku kërkohet të rritet koeficienti nga 105 në 129. Deputetë, mos këqyrni majtas e djathtas, por votoni, PËR”, ka shkruar ai në Facebook.
E-Diaspora
-
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali Ndjekje spektakolare në A15, arrestohen dy shtetas shqiptarë... -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












