Shkurt.ch

Nuk ka vende të lira në burgjet zvicerane

Mbi 700 vende mungojnë nëpër burgjet zvicerane ​​. Kështu thotë në një raport i ekspertëve kantonal të burgjeve. Në gjithë territorin e Zvicrës në fund të 2013 munguan 720 vende

” Kantonet do të duhet të konfigurojnë vende të reja  për burgje . “, është thënë  të premten në Konferencën e Drejtorëve Kantonalë të Drejtësisë dhe Policisë (CCJPD) .

“Hapësirë ​​shtesë ishte kërkuar kryesisht për shkak të zgjatjes së dënimeve.”, thuhet në raportin përmbledhës  të ekspertëve.

Gjithashtu e tensionuar ishte situata në fushën e zbatimit të masave për trajtimin e krysëve të veprave penale me probleme psikike , shkruan CCJPD .

Në përgjithësi  kërkesa për vendet të lira në burgjet është e theksuar në pjesën  perëndimore se sa në pjesën gjermane  të  Zvicrës .

Enti i Federal Statistikor ( FSO )  kishte raportuar në fund të janarit se  burgjet në Zvicër, dhe në veçanti në Zvicrën perëndimore ishin të mbipopulluara . Sipas Enti i Federal Statistikor  bëhet fjalë  për 115.5 për qind  të shfrytëzimit të burgjeve në  pjesën frankofone të Zvicrës.