Lajme
Mediat ndërkombëtare: Një i mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit “Air India”
Avioni po shkonte drejt Aeroportit Gatwick, në jug të kryeqytetit britanik, ka bërë të ditur Air India, ndërsa oficerët e policisë thanë se u rrëzua në një zonë banimi pranë aeroportit
Një shtetas britanik i ka mbijetuar rrëzimit të aeroplanit të Air India, sipas mediave indiane.
Duke folur për gazetën Hindustan Times , Vishwash Kumar Ramesh tha se dëgjoi një “zhurmë të lartë” rreth 30 sekonda pas ngritjes, përpara se aeroplani të rrëzohej, shkruan Sky News dhe BBC, përcjell albinfo.ch.
“Gjithçka ndodhi kaq shpejt”, tha ai, duke shtuar se kishte marrë “lëndime nga goditja” në gjoks, sy dhe këmbë.
“Kur u ngrita, kishte trupa përreth meje. Isha i frikësuar. U ngrita dhe vrapova. Kishte copa të aeroplanit përreth meje.
Dikush më kapi, më futi në një ambulancë dhe më çoi në spital”, deklaroi ai, transmeton BBC.
Pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan një burrë që duket të jetë Vishwash duke u larguar çalueshëm nga vendi i rrëzimit dhe duke u çuar drejt shërbimeve të emergjencës.
https://www.mirror.co.uk/news/world-news/breaking-air-india-passenger-survives-35382364
https://news.sky.com/story/british-national-survives-plane-crash-indian-media-reports-13382718
Man on seat 11A miraculously walks out after deadly Air India crash (Video)
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











